Del Piero: Besojmë ende te titulli kampion
Alesandro del Piero beson se Juventusi
ka ende shanse të mira të fitojë titullin,
pavarësisht serisë negative prej tri
ndeshjesh pa fitore. Bardhezinjtë kanë
zbritur në vendin e tretë në klasifikim (janë
kaluar edhe nga Milani), tashmë të distancuar
me 7 pikë nga Interi kryesues. Shpresat
e bardhezinjve për të triumfuar në kampionat
morën një goditje të fortë me
humbjen 3-2 në shtëpi përballë Kaljarit.
Gjithsesi, kapiteni 34-vjeçar nuk është i
shqetësuar dhe flet me bindje se skuadra
ka forcën të rikthehet sërish në garë. "Pinturikio"
deklaroi: "Vazhdojmë të kemi besim
(te titulli), edhe pse këto deklarata ishin
më të lehta për t‘u bërë gjatë javës së
kaluar. Po kalojmë një moment shumë të
keq, por këto janë situata që i përjetojnë
edhe skuadrat e tjera. Nuk jam aspak i
shqetësuar, pasi mendoj se Juventusi e ka
potencialin që t‘i kalojë problemet". Të
besuarit e Klaudio Ranierit do të kërkojnë
të marrin tri pikët të dielën në fushën e
Katanias. Në rast rezultati negativ (madje
edhe me barazim), ëndrra e "Zonjës së
Vjetër" për titull do të komprometohej.
Ecuria e keqe në kampionat rrezikon të
reflektohet edhe në Ligën e Kampioneve,
aktivitet ku ata do të përballen me Çelsin.
Rezultatet
Java e 22-të në Serinë A ka sjellë rezultate
surprizë, që në mënyrë të çuditshme
u shoqëruan me fitimin e shifrave të larta
nga bastexhinjtë. Fundjava që sapo kaloi
u klasifikua si "e tmerrshme për ‘bookmaker‘-
sat, të cilët mbetën të tronditur nga
ndeshjet". Ekspertët e kuotave të basteve
janë skandalizuar nga humbja 2-3 në shtëpi
e Juventusit kundër Kaljarit. Ky hap fals
ka lënë shije të hidhur mbi të gjitha te kompanitë
që menaxhojnë paratë e basteve,
e jo vetëm te tifozët bardhezi. Pavarësisht
se rezultati final 2-3 kuotohej me koeficientin
60, që do të mjaftonte për të trembur
bastexhinjtë, të "guximshmit" nuk munguan
dhe kompanitë u detyruan të
paguanin shifra të larta. Sipas "Agicos"
(Agjencia Gazetareske e Konkurseve dhe
Basteve), shifra më e lartë e fituar u arrit
nga një lojtar "online", i cili kishte rrezikuar
25 euro dhe në përfundim të sfidës përfitoi
plotë 1500 euro. Ndryshe nga sa mendohej,
bastet për fitoren 3-2 të Kaljarit në
Torino ishin të shumta: dy fitues të tjerë i
shtuan llogarisë së tyre 1200 dhe 900 euro
pas basteve me vlerë 20 dhe 15 euro. Nuk
kanë munguar as fitime më të "ulëta", me
vlerë 600 euro, për ata që "investuan" 10
euro. Të shtunën e kaluar, në Napoli, një
klient, i cili kishte gjetur të saktë humbjen
e Juventusit, gjatë pasdites kishte fituar
edhe 3060 euro duke hedhur një bast 3
euro për barazimin 2-2 të Napolit dhe
Udinezes. Sikur këto të mos mjaftonin,
fitues ka pasur edhe për barazimin 1-1 të
Interit me Torinon dhe fitoren 3-0 të Milanit
në fushën e Lacios.