Bogdani refuzon të gjitha ofertat
Erjon Bogdani ka vendosur t‘i
refuzojë të gjitha ofertat e
ardhura (nga Italia, Franca dhe
Anglia) në drejtim të tij gjatë
merkatos së verës, të cilat e
kërkonin në formë huazimi,
duke qenë i vendosur për të qëndruar
te Kievo. Megjithatë, mediat
italiane nuk e kanë përjashtuar
mundësinë për një surprizë
deri dje në orën 19:00, kohë kur
do të mbyllej afati i transferimeve.
Por deri në orën e caktuar
për mbylljen e merkatos, nuk ka
mbërritur asnjë lajm për një
transferim të mundshëm të sulmuesit
shqiptar në drejtim të një
skuadre tjetër. Kështu duket se
për pjesën e mbetur të sezonit,
Bogdani do të qëndrojë te Kievo,
ku gjithsesi parashikohet të
hasë shumë vështirësi në lidhje
me aktivizimin, pasi trajneri
Mimo di Karlo nuk e ka në listën
e preferencave.
refuzojë të gjitha ofertat e
ardhura (nga Italia, Franca dhe
Anglia) në drejtim të tij gjatë
merkatos së verës, të cilat e
kërkonin në formë huazimi,
duke qenë i vendosur për të qëndruar
te Kievo. Megjithatë, mediat
italiane nuk e kanë përjashtuar
mundësinë për një surprizë
deri dje në orën 19:00, kohë kur
do të mbyllej afati i transferimeve.
Por deri në orën e caktuar
për mbylljen e merkatos, nuk ka
mbërritur asnjë lajm për një
transferim të mundshëm të sulmuesit
shqiptar në drejtim të një
skuadre tjetër. Kështu duket se
për pjesën e mbetur të sezonit,
Bogdani do të qëndrojë te Kievo,
ku gjithsesi parashikohet të
hasë shumë vështirësi në lidhje
me aktivizimin, pasi trajneri
Mimo di Karlo nuk e ka në listën
e preferencave.