E Diel, 1 Nëntor 2026

Amelia i lë stafetën Ujkanit: Ai mund të zërë vendin tim

Sajmir Ujkani mund të fitojë
vendin e titullarit mes shtyllave
të portës së Palermos. Ky është
një nga lajmet e mira në lidhje
me futbollistët shqiptarë që aktivizohen
në kampionatet e huaja
të botës. Lajmi bëhet edhe më
i besueshëm, kur vërejmë se kush
është njeriu që e ka promovuar
portierin e Kombëtares sonë U-
21. Bëhet fjalë për Marko Amelia,
portierin e dytë të Kombëtares së
Italisë, që është njëkohësisht
edhe portieri i parë i sicilianëve
të Palermos, i cili dje ka qenë
shumë pranë largimit drejt
skuadrës së Mançester Sitit. Duke
supozuar një largim të mundshëm
të tij drejt Anglisë në kufijtë
e mbylljes së merkatos dimërore,
gazetarët italianë i kanë drejtuar
pyetjen se cilin shikon si zëvendësuesin
e tij më të mundshëm
në portën e Palermos. "Morelo,
Sirigu apo Aljardi, zëvendësuesit
e mi? Të them të vërtetën,
nuk e di se kush do të jetë, por
besoj se mund të jetë Ukjani, i cili
është një portier i madh", deklaroi
në emisionin "Mix Zone", duke i
kaluar kështu stafetën portierit të
ri shqiptar. Që nga 8 qershori i
2007-ës, Ujkani është si portier
rezervë i Palermos, me të cilin e
lidh një kontratë e vlefshme deri
në vitin 2012. Sipas faqes së specializuar
të transferimeve të futbollistëve
"Transfermarkt.de",
vlera e tij është te rreth 330 mijë
euro, ndërkohë që në realitet
mendohet të jetë edhe më e madhe.
Ujkani, i lindur në Reshnik të
Kosovës, më 5 korrik 1988, përveç
pasaportës shqiptare ka edhe atë
belge, më parë ka luajtur me
ekipin U-19 të skuadrës belge
Anderleht. Vitet e fundit, ai mundi
të fitonte edhe një vend në përfaqësuesen
tonë Shpresa, nën urdhrat
e Artan Bushatit, por gjithashtu
ai shihet edhe si e ardhmja
e portës së Kombëtares së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›