Rosi në "Rally"-n e Meksikës në 2010
Valentino Rosi do të jetë në startin e "Rally"-t në Meksikë, që do të zhvillohet më 7 mars 2010 në Leon. Piloti i Yamahas do drejtojë një Ford Focus. Rosi, në gjuetinë e titullit të tij të nëntë botëror në MotoGp në garën e Malajzisë, ka garuar në "Rally" në Britaninë e Madhe dhe në Zelandën e Re, duke bërë gjithmonë një figurë të mirë. Pasioni i Rosit për këtë specialitet të katër rrotave e ka bërë të jetë protagonist edhe në Itali në "Rally"-n e Monzës, garë që bëhet në asfaltin e cirkuitit të lombard.