E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona nuk pendohet: "Nuk jam as i droguar"

Diego Armando Maradona nuk pendohet për fjalorin vulgar që përdori në konferencën për shtyp pas fitores me Uruguain, që i siguroi Argjentinës kualifikimin në Botërorin 2010. Edhe pse rrezikon të pezullohet për pesë ndeshje nga FIFA, ai deklaroi: "I kërkova falje zonjave, por jo atyre që flasin në televizor për futbollin. Deklaratat i bëra në një orar kur fëmijët flinin, pyeta edhe Tota-n (mamaja e Maradonës) nëse gabova, por ajo më tha që veprova mirë. Kombëtarja e Argjentinës është jeta ime, nuk përdor drogë dhe nuk shkoj në disko prej pesë vjetësh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›