Raul refuzon 15 mln euro nga Buniodkor
Paratë janë forca më e madhe në sportin modern, megjithatë, në disa raste ato nuk mjaftojnë për të blerë legjendat. Kjo ka ndodhur edhe me Raul Gonzales, i cili ka refuzuar 15 milionë euro në sezon për t‘i qëndruar besnik Realit të Madridit. Sipas lajmit të publikuar nga "El Confidencial", kapiteni "merengue" nuk e ka pranuar superofertën që erdhi nga klubi uzbek i Buniodkorit. Aktualisht, skuadra me buxhet të jashtëzakonshëm financiar drejtohet nga Luis Felipe Skolari, ndërsa aty luan edhe braziliani Rivaldo.