Favoritët, ngjitet Çelsi Ekipi i dytë pas Barcelonës
Dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Reali i Madridit bëjnë hapa fals në Champions. Megjithatë, më të humburit janë "Galaktikët" e Pelegrinit. Sipas kompanive ndërkombëtare të basteve, Barça mbetet favoritja kryesore për fitimin e trofeut më prestigjioz për klube dhe koeficienti për triumfin është 4.50. Kuota e Realit rritet nga 5.00 në 6.50 dhe "merengues" kalohen nga Çelsi që zbret nga 6.00 në 5.00. Mançester Junajtid është skuadra e katërt në këtë klasifikim të veçantë dhe fitorja e tyre në Ligën e Kampioneve i paguan bastexhinjve 8-fishin e shifrës së bastit të vendosur. Me gjithë barazimin me Dinamon, Interi nuk lëviz nga koeficienti 12.00, por humbet një vend, pasi Arsenali zbret në kuotën 10.00. Pas fitores në "Santiago Bernabeu", kuota e Milanit përgjysmohet: nga 50.00 në 25.00, ndërsa koeficienti i Juventusit nga 16.00 rritet në 22.00. Fitorja e Bajernit ka koeficientin 30.00.