E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtarët mbrojnë Kasiljas: Humbëm të gjithë si skuadër

Lojtarët e Realit të Madridit kanë dalë në mbrojtje të portierit Iker Kasiljas pas humbjes 3-2 me Milanin në Ligën e Kampioneve. Të mërkurën "gardiani" nuk është shfaqur në formën e tij më të mirë, duke gabuar në dy prej tri golave të pësuar. "Nuk duhet të gjejmë vetëm një fajtor për këtë zhgënjim. Çdo rezultat arrihet nga skuadra: ashtu sikundër festojmë së bashku kur fitojmë, edhe në rastet kur humbasim përgjegjësia është e të gjithëve", deklaroi Rexho Ramos. I të njëjtit mendim është edhe Raul Albiol: "Kemi humbur të gjithë. Nuk ishte vetëm faji i një futbollisti. Në 30 minutat e fundit të ndeshjes, asnjë lojtar nuk u paraqit në nivelet e kërkuara. Në Champions, gjëra të tilla i paguan shtrenjtë". Në fund ka ardhur edhe ngushëllimi nga Rojston Drente: "Futbolli kështu e ka, të gjithë mund të kalojnë një ditë të keqe. Por, nuk ka asnjë dyshim që Iker mbetet portieri më i mirë në botë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›