Rosi rrëshket, Hejden kampion

Altin B. Kodra
Niset nga "pole-position", por rrëzohet pas pak xhirosh, duke i dhuruar titullin rivalit të tij amerikan të "Honda"-s
Aftësitë magjike të "Doktor"-it për të bërë mrekullia avulluan dje pasdite, pasi Valentino Rosi bëri një gabim të rrallë, në garën e fundit të sezonit të kampionatit Botëror të Moto GP-së, në Valencia, duke i dhuruar kështu rivalit të tij amerikan, Niki Hejden, të parin titull të kampionit të botës. I mbiquajturi "Kentucky Kid" (Vogëlushi nga Kentaki), u bë dje piloti i parë, që amerikan nga Uejn Reini, më 1992-shin, që fiton kurorën e kampionit të botës duke shkuar në garën e fundit të sezonit në vendin e dytë. Fati i kampionatit të këtij sezoni dukej se i kishte shpëtuar nga duart Hejdenit, pasi u rrëzua dhe doli nga gara në atë Cmim të madh të parafundit të sezonit, në Portugali, kur shoku i tij i skuadrës, Dani Pedroza, e goditi nga prapa dhe e nxorri jashtë, ndërkohë që dy shokët e skuadrës po merrnin një kthesë. Por Hejden, i cili e mbylli garën e djeshme në vendin e tretë dhe ishte në podium në 10 nga 17 garat e këtij sezoni, asnjëherë nuk u dorëzuar dhe arriti kështu të thyente dominimin e Rosit në nivelin më të lartë të motociklizmit botëror. "Kur ia përkushton jetën tënde dickaje dhe ajo ëndërr bëhet realitet, përjeton një ndjesi të jashtëzakonshme, - deklaroi menjëherë pas garës 25-vjecari. - Nëse nuk pranon të dorëzohesh, gjithcka mund të ndodhë... Ndjehem i bekuar dhe kaq fatlum, sa me të vërtetë jam i prekur. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe për familjen time." Vetëm 3 muaj më parë, Hejden dukej në rrugë të mbarë për një fitore të lehtë të titullit të kampionit, pasi kryesonte i shkëputur 34 pikë nga Pedroza i vendit të dytë dhe 51 pikë përpara Rosit, pas fitores në Cmimin e Madh të SHBA-së, në shtëpinë e tij, në pistën e "Laguna Sekas". Gjithsesi, shpirti i paepur dhe talenti i padiskutueshëm i Rosit e kthyen fatin e garës dhe, sikur të mos qe për atë rrëshqitje fatale dje, kampioni i botës mbi dy rrota do të kishte sot një emër tjetër. Gjithsesi, ai quhet Niki Hejden...