Rosi ultimatum Jamahas: Ose unë, ose Lorenco në skuadër!
“Duhet të zgjedhin midis meje dhe Lorencos për vitin 2011. Kam një mundësi shumë të mirë për të shkuar te Dukati. Do të ishte një motivim i madh nëse do të luftoja për titullin kampion, duke pilotuar një motor italan”, u shpreh “Doltori në një intervistë për BBC-në.
Pastaj ai kujton edhe një herë vështirësitë deri në fitimin e titullit të nëntë në karrierë. Shpesh ai duhej të duelonte me shokun e skuadrës në bokse. “Nuk jam plotësisht i sigurt nëse do të jem përsëri te Jamaha. Varet se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, varet nga paraqitjet e mia, nga beteja me Lorencon dhe nga ajo që do të vendosin drejtuesit e skuadrës për 2011-ën”, shtoi piloti pesarez.
Megjithatë, Rosi ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te skuadra aktuale: “Objektivi im është ta mbyll karrierën te Jamaha. Raportet që kemi krijuar së bashku janë të veçanta dhe do ishte shumë e dhimbshme të ndaheshim”.