PSG ndjek Kakan

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 18:40
Pavarësisht insistimit të tij se dëshiron të mbetet në Real Madrid, Leite Kaka vazhdon të spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu.
Sipas të përditshmes katalan Sport, klubi i pasur francez Paris Saint German është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro si dhe 10 milionë euro të tjera në bonuse për transferimin e brazilianit.
Mirëpo, e përditshmja sportive madrilen raporton se Real Madridi do ta konsideron shitjen e Kakas vetëm për një ofertë me vlerë prej afro 50 milionë euro.