Hamburgut i pëlqen Lukaku

Drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Chelseas, Romelu Lukaku.
Reprezentuesi belg në verën e vitit të kaluar iu bashkua gjigantit londinez nga Anderlecht në transferim me vlerë prej mbi 15 milionë eurosh. Por, 18 vjeçari ka dështuar të depërtojë në ekipin e parë dhe ka paralajmëruar se pret të shkojë diku në huazim sezonin e ardhshëm.
Hamburg e mirëpret atë, edhe pse Arnesen beson se Chelsea do të mbajë Lukakun. “Lukaku është talent i madh, por për momentin gjithçka thotë se Chelsea e dëshiron në ekip për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Arnesen.