Zogaj ndihmon kolegët gjyqtarë
Gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj, i cili e ndan drejtësinë në Zvicër, ka vendosur t’i ndihmojë kolegët e tij nga Kosova.
Gjyqtari nga Prejlepi i Deçanit, i cili njëkohësit është gjyqtar ndërkombëtar, instruktor dhe përgjegjës për talentët e rinj në kantonin e Zurichut, ka sjellë pajisje sportive për kolegët vet. Pajisjet ai ia dorëzoi kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Ruzhdi Breznica.
Nga ana e tij, Zogaj ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmojë gjyqtarët e Kosovës jo vetëm me pajisje, por edhe me mbajtjen e seminareve të ndryshme duke sjellë edhe ekspertë zviceranë të gjykimit në një kohë kur u përshtatet edhe gjyqtarëve, sidomos në fillim të kampionatit dhe ndërmjet stinorëve.