E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, mbi 80 USD/fuçi

Çmimi i naftës të premten kur u mbyllën bursat kapërceu 80 dollarë për fuçi, pas lajmit se ekonomia amerikane doli nga recesioni më i thellë gjatë 70 viteve të shkuara. Nafta e lehtë për kontratat e furnizimit në dhjetor, u shtrenjtua për 21 cent dhe kushton 80,08 dollarë, duke prekur kuotën më të re të këtij viti, i cili arrinte 82 dollarë. Ndërsa në Londër çmimi i naftës i tipit Brent, nga Deti i Veriut, shënoi rritje për nëntë cent dhe kushton 78,13 dollarë. Ndërkaq, karteli i vendeve eksportuese të naftës, OPEC do të takohet në dhjetor në Angola për të vendosur mbi një ndryshim të ri të kuotave të prodhimit të naftës. Aktualisht, këto vende prodhojnë 25 milionë fuçi naftë në ditë, por me rritjen e çmimeve me mbi 80 për qind, ministrat e Energjisë të OPEC-ut mendojnë se kuotat duhen ndryshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›