Ministria e Financave pranon shtrenjtimin e borxhit
Çdo pagesë e borxhit të jashtëm publik kushton më shtrenjtë që pas rritjes në nivele maksimale të euros. Gjithashtu, kjo ka dhënë efekt edhe në stokun e borxhit, i cili aktualisht në vlerë absolute llogaritet në 668 milionë lekë. Gjatë gjithë vitit 2009 pagesa e borxhit është rritur në nivelin 10 për qind. Sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, rritja e pagesave të këtij borxhi ka qenë në nivelin e rritjes së euros, në dizavantazh me lekun. Aktualisht janë evidentuar dy efekte që janë shkaktuar menjëherë nga luhatjet e kursit të këmbimit, te shërbimet e borxhit, pra rriten pagesat dhe te rritja e stokut total të borxhit. Sipas ministrisë, borxhet më të mëdha qeveria shqiptare i ka ndaj bankave, si Banka Botërore, BERZH, BEI etj., kurse sa u takon shteteve, kryesisht Gjermania dhe Italia, vazhdojnë të jenë investitorët më të mëdhenj. Niveli i borxhit pësoi rritje të konsiderueshme në maj të këtij viti kur qeveria pranoi të merrte rreth 250 milionë euro kredi nga dy banka tregtare për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sipas ekspertëve të Financave, ky borxh konsiderohet më i madhi i marrë ndonjëherë.
I gjithë borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të rritet me rreth 50 miliardë lekë, duke prekur totalin, afërsisht 720 miliardë lekë. Në totalin e borxhit përfshihen kreditë, donacionet, të marra brenda dhe jashtë vendit. Sa u takon bankave vendase, qeveria u ka borxh rreth 448 miliardë e 340 milionë lekë, kurse të huajve u detyrohet afërsisht 271 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2009, borxhi total për vitin tjetër parashikohet rreth 50 miliardë lekë. Pavarësisht rritjes së borxhit, në raport me GDP-në, parashikohet rënie e deficitit buxhetor, nga 6.4 për qind që është aktualisht, në 3.8 për qind.
Të dhënat e fundit janë aprovuar nga qeveria gjatë rishikimit të kuadrit makro-ekonomik 2009-2012.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, stoku i borxhit publik në muajin qershor arriti 54.05 për qind të PBB-së, ndërsa deri në vitin 2009 parashikohet të arrijë mbi 57 për qind. Sa i takon vitit 2010, qeveria parashikon një reduktim të borxhit me rreth 2 pikë përqindje.