Rossi vazhdon në Villarreal

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:37
Kërkohet nga Genoa, Fiorentina dhe Juventus, por Giuseppe Rossi mund të vendosë të mos kthehet në Itali.
Sulmuesi i Villarrealit ka bërë të ditur se së shpejti do të takohet me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth vazhdimin të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2013.
“Do të takohem me zyrtarët e klubit për të diskutuar rreth kontratës së re”, tha Rossi për të përditshmen sportive spanjolle, Marca. 23-vjeçari tashmë një kohë të gjatë spekulohet me rikthim në Itali, ku më parë kishte luajtur te Parma.