Trafikimi i të miturve, policia arreston tre persona
Operacioni “Pranvera”, në pranga Ylli Palla, Florian Martaneshi dhe Lule Hamzallari. Zbulohet skema e trafikut dhe baza që shërbente për strehimin e klandestinëve
Korçë – Kryenin trafikimin e të miturve drejt Greqisë, por dje
policia i ka vënë në pranga. Një informacion i marrë në rrugë operative ka vënë në lëvizje uniformat blu të Korçës të cilat kanë zbuluar një bazë të strehimit të personave që trafikoheshin më pas drejt shtetit fqinjë. Burime nga policia vendore thanë për gazetën “Albania” se nga verifikimet e mëpastajme tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzat e përfshirjes në trafiqe të ndryshme.
Operacioni
Të arrestuarit e operacionit të koduar policor “Pranvera” janë: Lule Hamzallari, 26-vjeçe, lindur dhe banuese në Pogradec, Ylli Palla, 47 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Koshnicë të Rrethit Devoll, Florian Martaneshi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Për të parën, policia tha se vendosi ndjekjen penale në gjendje të lirë, kurse dy meshkujt u vunë nën arrest me burg. Që të tre akuzohen për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Hetimi
Nga hetimi doli se rreth orës 01:20 të ditës së hënë, të tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në drejtim të shtetit grek nga zona e rrethit Devoll pesë shtetasve nga rrethet Lushnjë dhe Tiranë, nga të cilët dy të mitur, në këmbim të një shume 6000 euro. “Personat që do të ndihmoheshin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme janë kapur në banesën e shtetasit Ylli Palla në fshatin Koshnicë, Devoll”, - detajoi policia. Pesë klandestinët, mes të cilëve dhe dy fëmijë, ishin transportuar nga Pogradeci nga 26-vjeçarja Lule Hamzallari me mjetin e saj të markës “Benz”, me targë DV 1410 A, ndërsa në banesë i prisnin Ylli Palla dhe Florian Martaneshi. Policia tha se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 700 eurosh si dhe mjeti me targë DV 1410 A. “Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e 47-vjeçarit Ylli Palla është gjetur e paketuar në një qese plastike sasia prej 1.6 gr bimë narkotike e llojit Cannabis sattiva dhe janë bërë veprimet procedurale përkatëse në ngarkim të të dyshuarit Ylli Palla, për prodhim dhe shitje narkotikësh”, - sqaroi policia. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Korçës tha se operacioni i koduar “Pranvera” nuk do të mbyllet këtu, pasi po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafiqeve njerëzore.
17 Mars 2009