E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret brenda shtëpisë të moshuarin në gjumë, ishte nën efektin e drogës



Një burrë në moshë të thyer ka gjetur vdekjen tragjikisht ndërsa ishte duke fjetur në banesën e tij, kur një makinë hyri deri në shtrat dhe e përfshiu fatalisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën duke gdhirë dita e djeshme në Ravena, në lokalitetin Conselice, të Ravennates, që shkaktoi vdekjen e 91-vjeçarit Otello Tamburini. Policia lokale tha se në makinën që hyri brenda shtëpisë duke vrarë 91-vjeçarin gjendej një 22-vjeçar shqiptar, emigrant i rregullt në Itali, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e para, dyshohet se i riu shqiptar kishte konsumuar sasi pijesh alkoolike dhe drogash, të cilat kanë ndikuar në veprimet e tij që konkluduan me hyrjen në banesë me gjithë makinë, duke shkaktuar vdekjen e të moshuarit. Policia tha se edhe 22-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të ndryshme në trup dhe është dërguar për mjekim në spital, nën ruajtjen e policisë. Ndërkohë, jeta e gruas së të ndjerit nuk u rrezikua, pasi në çastet kur ndodhi aksidenti ajo sapo ishte ngritur dhe po përgatiste kafenë e mëngjesit.

17 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›