E Diel, 1 Nëntor 2026

Niset drejt Cadit, kontingjenti i 3-te paqeruajtes Komando

Tirane-U nisen dje drejt Cadit, 63 ushtaraket shqiptare qe do te sherbejne me mision paqeruajtes. Ceremonia e percjelljes se tyre u zhvillua ne regjimentin Komando ne Zall-Herr. Zv/ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, i pranishem ne kete ceremonia tha se ky mision eshte nje detyre e larte ne sherbim te paqes ne bote. Zv/ambasadori francez, vleresoi kontributin e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne disa vende te botes dhe shprehu sigurine qe edhe ky kontingjent i trupave shqiptare, do te bashkepunoje ngushte me forcat franceze ne misioni e tyre te trete ne Cad.

Kontingjenti shqiptar do te jete nen komanden franceze, ne kuader te misionit paqeruajtes te OKB-se. Ai ka ne perberje te tij 63 ushtarake, nga te cilet 9 oficere, 25 nenoficere dhe 29 ushtare profesioniste dhe do te zgjase 6 muaj. Detyrat kryesore te kontingjentit shqiptar do te jene; ruajtja dhe sigurimi i Kamp "Evropa", sherbime ne vendroje, ruajta e depove te armatimit, sigurimi i bazes logjistike "SOTEC", sigurimi dhe shoqerimi i personelit te Kombeve te Bashkuara, etj. Te pranishem ne ceremoni ishin dhe familjaret dhe te afermit e paqeruajtesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›