E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana dhe Rezi shahen me fjalë poshtëruese



Një sherr i vërtetë ka ndodhur mes dy këngëtareve Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, në reality show-n “Shtëpia e madhe” mbrëmjen e së enjtes. Publiku i RTV21 dhe paketës “Tring” kanë ndjekur një debat të gjatë, që ka degjeneruar me fjalë fyese dhe tentativë për përleshje mes dy këngëtareve bionde, të cilat së bashku me një grup artistësh të tjerë nga Tirana dhe Kosova po bashkëjetojnë në shtëpinë VIP të Kosovës, që prej datës 1 prill. Sherri ka nisur kur Rozana Radi ka shprehur të dëshirën për të gatuar makarona për darkë, por është ofenduar nga Rezarta, e cila i është drejtuar me fjalët se; “ti s’di të bësh asgjë. Më vonë debati ka përfunduar me ofendime, duke u sharë me fjalë shumë të rënda mes njëra-tjetrës”. Ka ndërhyrë Big Mama, në mbrojtje të Rozanës, dhe janë hedhur djemtë e shtëpisë duke parandaluar një përplasje fizike. Më vonë Rezarta ka shpjeguar çfarë ndodhi në dhomën e rrëfimeve, ndërsa tentoi ta linte shtëpinë së bashku me mikeshën e saj, modelen Afroviti Goge. Ky nuk ka qenë sherri i parë i Rezarta Shkurtës me banorët VIP. Më parë, ajo është konfliktuar me Kastron, Agim Gergurin e grupit “Fisnikët”, Bertan Asllanin dhe Drenushen. “Shtëpia e madhe” që ka nisur transmetimin më 1 prill në RTV21 ka nisur si një garë “reality show” me personazhe VIP nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. I gjithë transmetimi bëhet gjatë 24 orëve nga Radiotelevizioni 21 i Kosovës. Banori fitues do të ketë një shpërblim që kap shumën prej 24 mijë eurove, ndërkohë që i gjithë projekti për realizimin e edicionit të parë ka kushtuar më shumë se 300 mijë euro. Ftesa për të marrë pjesë në këtë show, u është bërë nga organizatorët edhe Nora Istrefit, Elvana Gjatës, Albërie Hadërgjonaj, Soni Malajt, apo Genta Ismajlit, të cilat kanë refuzuar për arsye të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›