Shqiptari fyhet njëlloj kushdoqoftë autori
Agron Duka
Kur dëgjova përfshirjen e z.Mark Marku në listat e kandidimit të deputetëve të PD, të them të drejtën mu bë qejfi sepse kisha një opinion, nga njohja nëpërmjet ekranit, si analist, të një intelektuali të mirëfilltë, i cili thotë gjithmonë atë që mendon pavarësisht nëse bie ndesh edhe me pikëpamjet e lidershipit të partisë së tij. Por në shkrimin e datës 11-4, të botuar në gazetën “Panorama”, të lë përshtypjen jo më të një analisti të paanshëm, por të një politikani që i sheh problemet me militantizëm e njëanshmëri partiake. Jam plotësisht dakord me atë që ai thotë se ndëshkimi i sharjeve, i fyerjeve dhe i akteve të dhunës, si dhe izolimi i autorëve të tyre, është mbrojtja e vetme e lirisë së deputetëve dhe një parakusht për përmirësimin e debatit parlamentar. Por nuk jam dakord që si argument përdor vetëm rastin e deputetit Balla. Ky ndëshkim nuk duhet të privilegjojë asnjë palë. Dy nenet e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, 62 dhe 63, të cilëve ju referohet autori, duhet të zbatohen për të 140 deputetët njëlloj. Sharjet dhe fyerjet perceptohen njëlloj, edhe kur për autor kanë një deputet të maxhorancës, qoftë ky edhe Kryeministër. Nuk besoj se ka shqiptar që kur shahet nga nëna apo motra të mos fyhet njëlloj, pavarësisht se kush është autori. Për të qenë sa më realist, unë po marr shembuj të jetës parlamentare nga viti 2001, vit në të cilin unë pata fatin të jem anëtar i këtij Parlamenti dhe përjetova një lumë akuzash të pashembullta e të pabaza nga kryetari i opozitës së asaj kohe, tashmë Kryeministër. Nuk besoj të ketë harruar zoti Marku etiketimet që u bënë të zakonshme pothuaj në çdo seancë parlamentare, që më bëheshin nga ai, mua dhe familjarëve të mi duke filluar nga “Klani i zemunit”, “Duka i krimit” etj, sa që fjalimet e tij fillonin gjithmonë me fjalët e padëgjuara ndonjëherë në gjuhën shqipe: këpëdarë, zemunarë, etj. Në median partiake të PD, gazetat publikonin një fjalim të kryetarit të tyre në Parlament ku thuhej: Ministri i Bujqësisë fut grurë të helmuar nga eksporti për qëllime përfitimi, pa pyetur se rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm. Pasi unë e ndoqa në rrugë gjyqësore, gazeta u detyrua ta përgënjeshtrojë.
Për të gjitha këto raste, asnjëherë kryetari i Parlamentit të asaj kohe nuk mori asnjë masë ndëshkimore për kryetarin e opozitës. Si pasojë, duke pasur një popullaritet jo të vogël sidomos në simpatizantët e PD, deri në besimin qorrazi për çdo gjë që ai thoshte, shumë njerëz që nuk më njihnin filluan të mendonin se vërtetë unë isha i tillë. Një gazetar, një ditë më tha: Zoti Duka, nëse ju me të vërtetë jeni i tillë, siç ju akuzojnë, më falni që po jua them troç, por dënimi me burg është pak për ju, por në rast të kundërt ata që ju akuzojnë duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo e fundit nuk ndodhi asnjëherë. Nuk e kam fjalën këtu për përgjegjësi penale, por të paktën të kishin minimumin e përgjegjësisë morale, duke reflektuar qoftë edhe një herë publikisht.
Ju do të thoni që gabimin në këtë rast e ka kryetari i Parlamentit, që në atë kohë e kishte opozita e sotme, si edhe vetë Partia Socialiste që nuk mbronte anëtarët e aq më tepër ministrat e saj nga akuzat e pavërteta. Ndoshta keni të drejtë sepse për hir të së vërtetës, pak kush u kujtua për mua sidomos pas daljes nga politika, me përjashtim të një analisti, i cili në një shkrim pyet: “Ku është Duka i krimit” e pasi investigon nëpër burgjet e Shqipërisë, më gjen të qetë në bizneset e mia. E njëjta gjë ndodhi edhe në sesionin pasardhës parlamentar, ku kryetari i maxhorancës së sotme i drejtohet deputetit të opozitës me fjalët më banale që ekzistojnë në fjalorin shqip, të cilat i dëgjuan të gjithë shqiptarët e nuk besoj se është etike të përmenden. Ndoshta duhen harruar sa më shpejt, si të thëna në një moment papërgjegjshmërie dhe emocioni negativ, ndërsa kryetarja e Kuvendit, jo vetëm nuk ndëshkon autorin por bëhet edhe vetë për t’u ndëshkuar, me fjalinë që do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve: “kapni për zhelesh e nxjerreni përjashtë atë vagabond”. Rasti i fundit, për të cilin bëhet fjalë në shkrimin e zotit Marku, fjalët e përdorura nga zoti Balla, me aq sa kemi parë nëpërmjet televizioneve e lexuar nëpërmjet shtypit, nuk janë të turpshme e me pullë të kuqe, por janë akuza për korrupsion, për të cilat zoti Balla dhe kushdo qoftë duhet të mësohen të mbajnë përgjegjësi dhe të faktojnë vërtetësinë e tyre. Në rast se zoti Balla është i aftë të vërtetojë që për një vend punë si mësues apo profesion tjetër, paguhen 1000-1500 euro, nuk është ai që duhet të përjashtohet nga Parlamenti, por ata që favorizojnë të ndodhë kjo gjë. Në rast të kundërt, ai apo të tjerë qofshin, janë shpifës e si të tillë duhen ndëshkuar. Unë jam shumë dakord me zotin Marku për domosdoshmërinë e një etike parlamentare, por kur kjo shkelet nga parlamentarët më me eksperiencë dhe me pushtet, jo vetëm që rrezikon të mos realizohet asnjëherë, por krijon edhe një imazh të gabuar në brezat e politikanëve të rinj, të cilët mundohen të bien në sy duke imituar shefat e tyre. Mendoni për një çast sikur kryetari i Parlamentit të ndëshkonte një nga ministrat e tij apo Kryeministrin, për shkelje të etikës parlamentare, a do të guxonte kush të sillej jashtë kësaj etike në Parlament? Unë mendoj se jo. Nëse do të kishte raste të tilla pas kësaj, do të ishte vetë opinioni publik e mediatik që do ta ndëshkonte, por në rastet kur këto ndëshkime për shkeljen e etikës bëhen në mënyrë selektive, ky opinion bëhet indiferent duke menduar që këta politikanët, këtë punë kanë. Dikton ai që ka pushtetin.
Përfundimisht do të thosha se kur Rregullorja e Parlamentit të zbatohej njëlloj, si për kryetarin e tij, ashtu edhe për çdo anëtar të maxhorancës, qoftë ai edhe anëtar Qeverie apo Kryeministër, vetëm atëherë mund të pretendonim të arrinim një etikë parlamentare të pranueshme dhe të krijonim një precedent pozitiv me gjithë ndërrimin e vendeve maxhorancë–opozitë apo anasjelltas.