Zhgënjehet Tuna, mungojnë në dasëm personazhet Vip
blerand rexhepi
Të dielën që kaloi, nën masa të mëdha sigurie, në hotelin luksoz “Aleksandar Palace” në Shkup, është zhvilluar dasma e këngëtares Tuna Sejdiu. Kjo ceremoni është përshkruar me interes të veçantë, si nga mediat maqedonase atje, po ashtu edhe nga mediat shqiptare. Duke qenë një nga fytyrat më popullore në Maqedoni, padyshim që dasma e saj ka zgjuar interesim të madh te mediat maqedonase atje. Dëshira për të përshkruar ngjarjen ka qenë e madhe, kurse mundësitë kanë qenë të vogla. Kanë qenë të angazhuar persona të shumtë për sigurimin e asaj mbrëmje, të cilët janë kujdesur që, siç thuhej, as miza të mos kalojë pa u vënë re. Kështu veprojnë yjet e njohur, ashtu veproi edhe Tuna. “Nuk dëshiroj gazetarë rreth e rrotull”, i ka thënë këngëtarja shoqes së saj.
ATë NATë, NDëRrON TRE FUSTANë
Siç treguam, këngëtarja ka pasur në disponim tre vello të bardha, njëra ndër to ka qenë e punuar nga Valdrin Sahiti, në formën e sirenës, e zbukuruar me gurë të çmuar të sjellë nga Turqia. “Tuna atë natë ka shkëlqyer, fustani të cilin e kam punuar unë, ka nxjerrë në pah trupin e saj të bukur”, thekson Valdrini. Sa i përket krehjes, këngëtarja ka pasur një stil tepër të thjeshtë. Për rregullimin e flokëve është përkujdesur Armend Gashi. Ndoshta, për shkak të flokëve të saj të shkurtër, që ka qenë e pamundur manovrimi i tyre dhe për këtë arsye këngëtarja ka vendosur të bëjë një krehje të lehtë dhe të thjeshtë.
“TRADHëTOHET”, NGA BASHKëPUNëTORëT
Edhe pse parashikohej një numër i madh i mysafirëve, diku te 350, një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të këngëtares kanë munguar atë natë. Siç mësojmë, nga Shqipëria, në ceremoninë martesore nuk ka qenë i pranishëm askush, kurse nga Kosova kanë udhëtuar vetëm këngëtarja Nora Istrefi me të fejuarin Robertin dhe motrën Nitën, kreatori Valdrin Sahiti së bashku me grimeren Sellma Kasumoviq, stilisti Armend Gashi, si dhe një pjesë e stafit të Radio Televizionit të Kosovës. Nuk dihet arsyeja pse atë natë kanë munguar kompozitorët, me të cilët ka bashkëpunuar Tuna tash e sa vite, si dhe kolegët e tjerë nga estrada.