E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozeta dhe Erioni, fotot e dasmes se mbremshme

Rozeta Rapushi dhe Erion Tase, nje cift i lindur ne gazetari, kurorezohet ne martese pas nje lidhjeje disavjecare qe forcoi deshiren per te jetuar bashke. Stafi i "Koha Jone", i uron martese te lumtur dhe trashegime!

E diela mund te kete qene vertet ca e lodhshme per Rozeten, kolegen tone ne "Koha Jone", por mbi te gjitha ajo do te shenohet si dita me e lumtur ne jeten e saj. Mbremja martesore, ne nje lokal te kendshem ne dalje te Tiranes, - Palma Nova Resort - te cilen e priste me shume padurim, i dhuroi oret me te bukura perkrah njeriut te saj te zemres, Erionit dhe shume te afermve dhe miqve. Kjo mbremje qe nuk reshti deri ne oret e para te se henes, mblodhi rreth ciftit Rozeta Rapushi dhe Erion Tase, plot te aferm dhe miq te tyre.

Por ishte e natyrshme qe gazetarja e njohur e sektorit te politikes, zevendeskryeredaktore e "KJ", dje te ishte dhe protagonistja e rrethit mediatik. E kjo per dy arsye. Se pari per vete faktin se ajo eshte prej vitesh ne radhet e gazetarise dhe keshtu plot nga te ftuarit do te ishin rreth saj. Se dyti, per vete faktin se edhe bashkeshorti i saj Erion Tase, vjen nga radhet e gazetarise. Shumekush e njeh Erionin, si nder te paret kryeredaktore te Gazetes Shqiptare dhe revistes Klan. Kurse tani, ndonese i terhequr nga ditet aktive ne gazetari, Erioni nuk resht se shkruari here pas here ne shtyp.

Fotot qe shikoni, tregojne pikerisht caste nga mbremja e djeshme e dasmes se ciftit simpatik. Nje ambient i arreduar hijshem dhe mbi te gjitha me lule natyrale, zgjedhje e ciftit, por sidomos e Rozit, me nje muzike te zgjedhur, sigurisht pa iu shmangur asaj tradicionale te dasmave dhe shoqeruar kjo gjate gjithe kohes me urimet pafund te te ftuarve.

Edhe ne si redaksi dhe staf i gazetes "Koha Jone", i urojme me zemer koleges sone, Rozeta dhe bashkeshortit te saj Erionit, martese te lumtur dhe trashegime!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›