RrOSh: Enciklopedia Maqedonase është një marrëzi
“Në këtë enciklopedi është shtrembëruar e vërteta shkencore dhe historike rreth autoktonisë së pjesës së popullit shqiptar që jeton brenda kufijve të shtetit të sotëm të Maqedonisë, duke fyer kështu të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe secilin veç e veç. Është e palejueshme që historia e popullit shqiptar të shkruhet në mënyrë tendencioze dhe ofenduese, bazuar në të pavërteta dhe trillime”, thuhet në deklaratën e RrOSh.
Sipas Rrjeti i Organizatave Shqiptare, cilësimi i popullit të lashtë shqiptar, pasardhës të ilirëve, si “malësor” dhe ardhacak në trojet të cilat banon prej më tepër se 25 shekujsh, është marrëzi absolute.
RrOSh thekson se çdo përsëritje e trillimeve pas korigjimit do të konsiderohet si provokim i qëllimshëm.
“Njëkohësisht kërkojmë nga Tirana dhe Prishtina që të jenë më energjike në mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare të shqiptarëve, ndaj çdo tendence për përdhosje të këtij dinjiteti dhe krenarisë sonë nga cilido qoftë projekt hegjemonist i fqinjëve, edhe pse shqiptarët, ashtu si ndër shekuj, karakterizohen edhe sot nga toleranca, respekti për cdo etni dhe kultura e gjerë e bashkëpunimit”, thuhet në fund të komunikatës.