Hyseni merr pjesë në takimin e ministrave në Budapest
Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni foli gjerësisht për arritjet dhe progresin që Kosova ka arritur pas pavarësisë së saj, duke u ndalur në veçanti te perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës. “Edhe pse i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, i cili ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen e asocim- stabilizimit, Kosova, tashmë ka themeluar mekanizmat dhe instrumentet përkatës për zbatimin e reformave të nevojshme për përafrim me Bashkimin Evropian”, theksoi mes tjerash ministri Hyseni.
Ai gjithashtu vuri në pah se, ka rëndësi të veçantë që të shtatë vendet e Ballkanit perëndimor, Kroacia, Shqipëria, Bosnja- Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia duhet të pranohen në Bashkimin Evropian pak a shumë në të njëjtën kohë.
Po ashtu, gjatë fjalës së tij, ministri Hyseni u tha ministrave të jashtëm të grupit V4 dhe kryesueses aktuale Suedisë, kryesueses së radhës Spanjës dhe Belgjikës si dhe ministrave të Ballkanit Perëndimor të pranishëm në këtë takim, se do të ishte gabim fondamental, në rast se procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian do të vonohej.
Në vazhdim, ai theksoi se, qytetarëve të Kosovës, njësoj si qytetarëve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet tu mundësohet qarkullimi i lirë në BE, me përfshirjen edhe të Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave. Ministri Hyseni në fund u bëri thirrje vendeve evropiane që ende nuk e kanë njohur Kosovën që këtë hap të domosdoshëm ta ndërmarrin sa më parë që të jetë e mundur, duke ndihmuar dhe përshpejtuar kështu proceset integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Qëndrimi i ministrit Hyseni në Budapest tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e madh të medieve, atyre nacionale dhe ndërkombëtare që përcillnin takimin, me ç’ rast ai ka dhënë intervista të shumta për medie të ndryshme ndërkombëtare. Ministri Hyseni ka marrë pjesë në takimin e veçantë të Grupit të Vishegradit V4, që i dedikohet Ballkanit Perëndimor, me ftesë të homologut të tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Balazs.