E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e plazheve ujerat e zeza problem i Durresit

Plazhet private, ndotja nga ujërat e zeza, ndotja akustike, motorrët e detit, mungesa e nyjeve hidrosantitare në plazhet publike dhe private janë vetëm disa nga problemet prezente në plazhin e Durrësit.

Në analizën e punës të bërë nga prefektura për sezonin e pritshëm turistik, prefekti i qarkut Genci Alizoti ka kërkuar më shumë punë në drejtim të përgatitjes së punës dhe marrjes së masave për turizmin në nivel qarku.

“Për të shtuar llojet e turizmit, pra, veç turizmit bregdetar, arkeologjik atij historik, Durrësi do të ketë tashmë edhe turizmin malor, që është shumë pozitiv. Pritet të fillojnë punimet për rrugën që lidh Krujën me fshatin Culli ku janë burimet e qafshtamës, që është një pikë turistike”- tha Genci Alizoti, prefekt i Qarkut Durrës-Krujë.

Mbarëvajtja e sezonit turistik do të varet më së shumti edhe nga vendimet që do të marrin për këtë sezon njësitë e qeverisjes vendore, të cilat në shumë raste nuk kanë zbatuar ligjin për vendbanimet e motorrëve të detit, dhënien e licensave për lokalet me muzikë me orar të zgjatur si dhe për problemin e manaxhimit të mbetjeve urbane në territoret e plazheve.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›