E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi pas grindjes te semurin, ne pranga 17-vjecari

Durres- Plagosi me mjete te forta nje 18-vjecar, qe vuante nga semundja e sklerozes, identifikohet dhe vihet ne pranga i dyshuari. Policia e Durresit beri me dije se pas denoncimit te prinderve te te demtuarit A. Sh., dje ndaluan Alban Gjonin, 17-vjec, banues ne lagjen nr. 8. Sipas hetimeve te kryera rezulton se i dyshuari i mitur, dy dite me pare ka plagosur pas nje sherri banal 18-vjecarin, duke i rrezikuar dhe jeten. I demtuari kishte marre plage te rende ne pjesen e kraharorit dhe vetem nderhyrja kirurgjikale e mjekeve i shpetoi jeten. Policia fillimisht dyshoi per nje tentative flijimi, por me pas zbuloi se ishte nje plagosje e qellimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›