E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahin emigrantin për një pulë

 

GJIROKASTER - Dy vëllezër binjakë prangosen për rrahjen e një emigranti për motive banale. Meraku për shtypjen e një pule nga një autoveturë që drejtohej nga Dhimtraq Tore u bë dhe shkak që Miklovan dhe Lordijan Ngjelina, 24 vjeç, të nisnin konfliktin fizik. Grushte dhe mjete të forta kanë rënë mbi trupin e Tores, duke e çuar atë në spital për të marrë mjekimin e duhur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valare, rreth 4 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës. Tore po udhëtonte me familjen e tij në makinë për të shkuar në fshatin ku banonte, Novak, duke kaluar në hyrje të fshatit Valare, pjesë e komunës Lunxhëri. Automjeti ku udhëtonte e gjithë familja e Tores në drejtim të Greqisë, është ndalur nga Mikovan Ngjelina pasi për pak shtypi një pulë, pronë e familjes Ngjelina. Kaq ka mjaftuar dhe sherri ka degjeneruar duke u përfshirë në të edhe vëllai i agresorit. Policia e lajmëruar nga banorët ka shkuar në vend, duke ndaluar dy vëllezërit.          p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›