8 vjet pa taksa. Nxiten investimet ne zonat malore

Qeveria do të përjashtojë 8 vjet nga taksat të gjithë investitorët në zonat malore. Ky ishte mesazhi që kryeministri Sali Berisha bëri përpara ministrave për nxitjen e biznesit social. Kreu i qeverisë foli edhe për projektin e mikrokreditit ku do të asistohet edhe ndihma e nobelistit dhe babait të mikrokreditit në botë, Muhamet Junus.
“Miratojmë krijimin e statutit të shoqërisë ‘nxitja e biznesit social’ ndaj është e domosdoshme që shume shpejt në kuadrin e komitetit ndërministror për turizmin të aprovohet paketa ku zonat malore në të cilat nuk ka investime të përjashtohen në 7 apo 8 vjet nga çdo lloj takse. Mos harrojmë se ne me potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kemi në male mund të dy-trefishojmë numrin e turistëve të vitit të kaluar” tha Berisha.
Qeveria miratoi edhe listën e barnave të rimbursueshme. Janë gjithsej 420 medikamente të cilët qytetarët shqiptarë do i marrin me rimbursim.
“Ne miratojmë listën e barnave që rimbursohen nga qeveria për mjekimin e të sëmurëve. Kjo listë këtë vit arrin në një numër rekord ilaçesh prej 420 medikamentesh. Janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm ilaçesh alternative në fushën e endokrinologjisë, në fushën e gjendrave me sekrecion të brendshëm, të mushkrive, të zemrës, të syve, etj” tha Berisha.
Kryeministri Berisha foli edhe për shkurtimin e ndjeshëm të shpenzimeve të administratës dhe rritjen e rrogave për nëpunësit dhe pensionistët.
“Këto ishin disa nga aspektet njerëzore- sociale të kësaj mbledhje të qeverisë- të qeverisë e cila ka dhe do ketë deri në fund parim ‘qeverinë e zemrës së dhimbsur’”- u shpreh Berisha.
Erjon Ajazi