Vetëhelmohet i riu, dyshohet probleme me depresionin
Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij, pasi ka gëlltitur tri kokrra fostoksinë në fshatin Bilaj të Krujës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se viktima është Vasil Luka. Të njëjta burime shprehen se Luka është gjetur nga familjarët në dhomën e gjumit në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në Spitalin Ushtarak Tiranë, por nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes, pasi, sipas mjekëve, ai kishte gëlltitur tri kokrra fostoksinë. Ndërkohë që policia e Krujës po heton për ngjarjen, ndërsa dyshohet se i riu ka pasur një moment depresioni. Pritet që pas dërgimit për në banesën e fundit të të riut policia të marrë në pyetje edhe të afërmit e Lukës, për të zbardhur motivet që e kanë shtyrë atë drejt vetëvrasjes.