E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Oslos, Breivik: Nuk jam i sëmurë mendor

Anders Behrig Breivik, autori i tragjedisë në Oslo dhe në ishullin Utoja të 22 korrikut, kundërshton përfundimin e raportit të psikiatërve që e kanë shpallur “skizofrenik paranojak”. Breivik, me anë të avokatit të tij mohon të jetë i sëmurë mendor. Avokati Odd Ivar Groen tregon se ka ekzaminuar për gjashtë orë me klientin e tij raportin prej 243 faqesh gjithsej, dhe ka gjetur gabime, keqkuptime dhe deklarata të shkëputura nga konteksti i tyre. “Breivik,- ka thënë avokati, - është në merak se ekspertët që kanë shkruar raportin nuk kanë njohjet e duhura ideologjike e politike. Psikiatrit, sipas ekstremistit, kanë kualifikuar si të çuditshme disa nga deklaratat e tij, që në fakt nuk janë”. Prandaj Breivik thotë se nuk pranon tezat e tyre, sipas të cilave, ai është i sëmur mendor. Raporti i ekspertëve, i dorëzuar në prokurorinë e Oslos do të duhet të kalojë nëpërmjet një komisioni mjeko-ligjor. Nëse diagnoza e ekspertëve do të konfirmohej, për Breivik do të hapej hipoteza e një mbylljeje përjetë në një strukturë për sëmundje psikiatrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›