E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi, minatorët do të rifillojnë punën në minierë

BULQIZË- Të mërkurën pritet të rinisë puna në minierën e Bulqizës. Vendimi është marrë gjatë takimit të sotëm mes përfaqësuesve të RISHM-it, ministrisë së ekonomisë, minatorëve dhe firmës ACR.

Takimi u zhvillua në Bulqizë, pas inspektimeve të ekspertëve të RISHM-it në galeritë e dëmtuara nga shpërthimi ku humbi jetën një person dhe u plagosën 9 të tjerë.

Pritet që minatorëve ti rikthehen punës në nivelin 12, 13, 14 dhe 15, ndërsa nuk do të nisë puna në nivelin 16, ndërkohë që RISHM nesër do vijojë me inspektimin e fronteve të punës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›