E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje në parlamentin ukrainas

Rrahjet në Parlamentin e Ukrainës s’janë të rralla, por të enjten një rrahje e tillë rezultoi me disa deputetë të dërguar në spital.

Përkrahësit e presidentit, Viktor Yanukovich, u përleshën me deputetët e opozitës për shkak të përdorimit të gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në rajonin lindor, që kryesisht banohet nga rusishtfolësit.

Presidenti pro-rus Yanukovich e mbështet projektligjin, ndërsa deputetët pro-perëndimorë të opozitës e shohin atë si kërcënim ndaj pavarësisë së Ukrainës nga Rusia.

Jozyrtarisht, thuhet se opozita kërkoi hetim të rrahjes që vetëm sa e thelloi ndarjen e vendit – në rajonet lindore dhe jugore rusishtfolëse dhe atë perëndimor, ku mbizotëron gjuha ukrainase.

Ligjvënësit ukrainas rrihen shpesh në parlament. Një rrahje e tillë e vitit 2010 rezultoi me të paktën gjashtë deputetë të dërguar në spital, pasi ishin sulmuar me karrige nga përkrahësit e presidentin Yanukovich.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›