Opozita do të votojë ligjet me 3/5
21/09/2011 Kryeministri Berisha takohet në OKB me kongresmenët Engel dhe Crowley
Shefi i qeverisë fton biznesmenët amerikanë të investojnë në Shqipëri
Pavarësisht deklaratës së liderit të PS-së për të mos votuar në Kuvend projektet që kërkojnë 84 vota, Kryeministri Berisha shpreh besimin se opozita shqiptare do të kontribuojë me konsensus dhe vullnet pozitiv në plotësimin e reformave të kërkuara për integrimin në BE. Kreu i qeverisë e deklaroi optimizmin e tij gjatë takimit që zhvilloi dje me kongresmenin Eliot Engel dhe të pranishëm në punimet e Forumit të Investimeve SHBA- Shqipëri. Gjatë diskutimit për situatën politike në Shqipëri, Kryeministri Berisha mirëpriti gjithashtu edhe kthimin e opozitës në parlament dhe shprehu shpresën se opozita do të përfshihej në mënyrë serioze në reformën zgjedhore. Gjatë takimit me kongresmenin Engel, ai diskutoi edhe për çështjen e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Kryeministri Berisha çmoi si shumë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, si një moment i cili do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm si në planin e përgjithshëm ekonomik, ashtu dhe në planin e rritjes së lirive të qytetarëve të saj. Ndërsa Engel nga ana e tij, e siguroi Kryeministrin shqiptar për mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në lidhje me çështjen e Kosovës, duke vlerësuar edhe maturinë e qeverisë së saj në lidhje me hapat e ndërmarrë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e sovranitetit të saj. Në këtë kontekst, shefi i ekzekutivit konfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kufijve ekzistues në Ballkan, si politika më e mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Në vijim të vizitës në Nju-Jork, Berisha takoi edhe kongresmenin Joseph Crowley. Gjatë takimit me të, palët diskutuan çështje të interesit të përbashkët, ku fokus të veçantë patën marrëdhëniet dhe zhvillimi i diasporës shqiptare, veçanërisht në Nju Jork. Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe në zhvillimin e demokracisë. Ai vlerësoi rolin e diasporës shqiptare dhe falënderoi kongresmenin Crowley për mbështetjen e tij personale ndaj saj. Po dje, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në darkën me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, pjesëmarrësve në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, në Nju-Jork. Ai shfrytëzoi edhe një herë këtë event për t’i ftuar biznesmenët amerikanë për të investuar në Shqipëri, një vend mikpritës, me potenciale të jashtëzakonshme dhe klimë miqësore për biznesin. “Regan shkruan se qeveria është problemi. Unë e konsiderojë këtë postulatin më të mirë që duhet mbajtur mend nga ata që qeverisin, çdo ditë, madje disa herë në ditë. Por kur vjen puna tek biznesi, burokracia, qeveria është problemi. Prandaj jam shumë i vendosur të bëj më të mirën për të lehtësuar barrën dhe pengesat burokratike”, tha kreu i qeverisë. Në këtë mbrëmje, i ftuar nderi ishte presidenti i kompanisë “Coca-Cola”, Muhtar Kent, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e tij në Shqipëri, suksesin e projektit dhe të investimit të tij këtu.
Forumi Klinton
Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton. Në sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende të veçanta, ashtu si dhe në aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes.
Mbështetja e integrimit
Kryeministri Berisha u takua në Nju-Jork, me Presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk. Bashkëbiseduesit diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si dhe u konfirmua vullneti i palëkundur i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për të ecur përpara me shpejtësi me projektin kombëtar të anëtarësimit në BE, por edhe mbështetja e Sllovenisë ndaj Shqipërisë për hapat e mëtejshme drejt këtij anëtarësimi.
Lobin për Kosovën
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Berisha u takua me Kryeministrin e Bhutan, Jigme Yoser Thinley, të cilit i kërkoi që Bhutani të marrë në konsideratë shqyrtimin e dosjes së Kosovës, duke theksuar se njohja e pavarësisë së shtetit më të ri të Evropës do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon. Në takim u theksua se njohja e pavarësisë së Kosovës është e drejtë legjitime e popullit të saj.