E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Basten, një jo Milanit: Kavilja k.o., nuk mundem!

Përgjigjja

“Nuk jam gati, kam ende probleme në kavilje dhe më duhet t’i zgjidh. Nuk mund të bëj një punë të rëndë si ajo e trajnerit, për të cilën duhet të jesh shumë i qetë edhe mendërisht”. Marko Van Basten i përgjigjet kështu pyetjes në lidhje me kandidaturën e tij për pankinën e Milanit. Holandezi përflitet prej ditësh se është pranë klubit kuqezi. “Jam këtu dhe po argëtohem me golfin, më pas të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Berluskonin, por këto janë diskutime të tjera. Sigurisht, e kam lexuar hipotezën e kalimit tim te Milani, është një ide e bukur. Milani dhe njerëzit e këtij klubi janë simpatikë për mua, por tani kam problemin në kavilje dhe nuk më duket e drejtë të shikoj një trajner, që ecën çalë-çalë në fushë. Për momentin mendoj për kaviljen, më pas gjithçka është e mundur”. Më pas nuk i kursen komplimentet për Tasotin dhe Filipo Galin. Ndërsa lavdëron punën e bërë nga Leonardo edhe pse Milani shiti disa lojtarë para emrërimit të tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›