E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronaret, tani padi ne Kushtetuese: Afate pa limit

Pronaret vendosen te bejne nje tjeter padi per ne Gjykaten Kushtetuese, kunder politikave per proceduren e kthimit dhe kompensimit te pronave. Shoqata Pronesi me Drejtesi, ankohet kete here ne Kushtetuese per te shfuqizuar afatet e vendosura nga qeveria per dorezimin e dokumentacioneve te prones. Nenkryetari i shoqates, Ahmet Sulstarova u ankua ndaj limitit te kohes, pasi per pronaret eshte shume e shkurter ne krahasim me kerkesen per dorezim dokumentacioni nga ana e pronareve. Sipas Sulstaroves, pronareve duhet t'u lihet kohe bazuar ne volumin e kerkesave te tyre. Por kjo nuk eshte e vetmja ankese e tyre per procedurat qe po ndiqen nga qeveria per kthimin dhe kompensimin e pronave. Pronaret jane te zhgenjyer dhe nga fondi qe qeveria ka percaktuar per kompensimin financiar te tyre ne buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, 5 miliarde lek. Fond qe sipas tyre eshte qesharak dhe nuk mund te permbushe angazhimet ligjore qe demshperblimi i tyre te realizohet ne nje periudhe dhjete vjecare. Sulstarova u ankua dhe ndaj punes se ngadalte me te cilat po operon Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne ndarjen e fondeve per pronaret brenda vitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›