Si do te behet kompensimi
Brenda ketij muaji, pronaret qe kane aplikuar per demshperblim financiar per tokat e tyre ne Agjencine e Kthimit e Kompensimit te Pronave, do te perfitojne nga fondi prej 5 miliarde lekesh qe buxheti i shtetit ka percaktuar per kete vit. Pikerisht diten e sotme, Agjencia do te nise shqyrtimin e dosjeve te aplikanteve, per te vijuar me pas me procedurat e shperndarjes se parave brenda ketij viti. Ashtu si ka ndodhur dhe ne vitet e kaluara, pronareve u eshte dashur qe te presin fundin e vitit, per te pare nese do te fitojne apo jo pjese nga torta 5 miliardesh. Fond qe nuk kenaq aspak pronaret, pasi vetem nje pjese shume e vogel e tyre mund te gezojne prej tij, realisht festat e fund vitit. Nga eksperiencat e shkuara vetem 200 pronaret kane mundur te kompensohen nga fondi vjetor i qeverise. E nje procedure e tille do te ndiqet edhe per vitin e ardhshem pasi fondi ne buxhet per kompensimin eshte i njejte.