Rrëfehet në Amerikë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka filluar të hënën një vizitë katërditore në Shtetet e Bashkuara për t’u konsultuar me institucionet dhe palët e interesuara kryesore në Washington lidhur me zbatimin e mandatit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë.
“Feith do t’i njoftojë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Departamentin e Shtetit, në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Këshillin për Siguri Kombëtare për zbatimin e mandatit të ICO-së. Po ashtu, Z. Feith do ta mbajë një fjalim në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim për media të ICO’së.
Para nisjes për në SHBA, Feith ka dhënë disa vlerësime për gjendjen e përgjithshme në Kosovë. “Është e qartë se ka shumë progres për t’u raportuar që nga vizita ime e fundit në Washington në vitin 2008. Unë po ashtu do të nënvizoj nevojën për përqendrim të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë në reformat e nevojshme”, ka thënë Feith.
Ai ka shtuar se populli dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuar në ecjen drejt strukturave evropiane dhe atlantike dhe kjo përpjekje më së miri mund të avancohet duke u dhënë përkrahje reformave. “Kemi parë hapa të rëndësishëm që janë ndërmarrë në decentralizim dhe në themelimin e Gjykatës Kushtetuese. Sfida tani është që të sigurohet që qeverisja e mirë dhe respektimi i të drejtave, veçanërisht ato të komuniteteve jo shumicë të bëhen tipare të palëkundshme dhe të pakthyeshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Feith.
Shefi i ICO’së ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që i kanë dhënë popullit të Kosovës, duke përfshirë punën e Zyrës Civile Ndërkombëtare. “Jemi krenarë që kemi personelin amerikan dhe evropian, i cili punon së bashku në mision dhe çmojmë përkushtimin dhe kontributin e tyre”, ka thënë ai.
Ndryshe, në gjysmën e qershorit do të mblidhet në Prishtinë Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG), me përfaqësues të ministrive të jashtme të 25 shteteve, të cilët do të shqyrtojnë punën e ICO’së dhe shefit të saj si dhe zhvillimet e muajve të fundit në Kosovë.