Rrëfehet një shok i së Kim Jong-Un: Ai do të sjellë ndryshimin

Mediat kanë rritur interesin ndaj tij, menjëherë pas vdekjes së babait, kështu që shkollimi i tij në Zvicër ka tërhequr interesim të tepërt.
Gazetarët e Rusian Today kanë takuar një prej shokëve të tij të klasës, për të hedhur dritë mbi njeriun i cili pritet të drejtojë Korenë e Veriut.
Një sipërmarrës në Moskë me origjinë ruse, Alexander Hagerty, beson se ai mund të ketë qenë një prej shokëve të klasës së Kimit. Kur lajmi u përhap se Kim Jong-un mund të ketë shkuar në një shkollë elitare në malet zvicerane, në fund të viteve të 90-ta, biznesmeni i thërret kujtesës me anë të një libri të vjetër kujtimesh.
Ai shprehet se ka pasur mjaft koreanë, shumë me të njëjtin emër Kim, pasi Kim është një emër shumë i përhapur dhe më i zakonshmi tek koreanët.
“Ata ishin shumë të disiplinuar, shumë serioz për moshën që kishin. Ata nuk merrnin pjesë asnjëherë në lojërat dhe shakatë me studentët e tjerë. Studionin shumë dhe nuk parapëlqenin dështimin”, kujton Alexander.
Alexandër mendon se tri vitet që Jong- un ka kaluar në Zvicër, mund të ndryshojnë të ardhmen e vendit përgjithmonë.
“Unë mendoj se kjo do ta bëjë atë të kuptojë se duhet të bëjë diçka të mirë për popullin e tij, për vendin e tij dhe të bëjë një ndryshim në aspektin e përvojës së kaluar, njohurive në gjuhë të huaja dhe aftësive që ai arriti të marrë jashtë vendit,” përfundon Hagerty.