Abuzimet me tenderatEULEX-i bastis 4kompani në Kosovë
PRISHTINE- EULEX vazhdon kontrollet lidhur me hetimin për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.
Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it njofton se janë bastisur sot katër kompani në vende të ndryshme në Prishtinë, në rajonin e Pejës dhe në Prizren.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, raporton europaelirë
Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan. Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.
(s.g/BalkanWeb)