E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i MartyPrishtina kërkont’i dëgjohet zëri në KE

PRISHTINE- Kosova po kërkon që t’i dëgjohet zëri në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku më 25 janar pritet të diskutohet raporti për trafikim organesh në Kosovë i Dik Martit. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, njëri nga të apostrofuarit në raportin e Martit për përfshirje në aktivitete ilegale, thotë se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje.

Nëse nuk ndodh kjo, atëherë, delegacioni i Shqipërisë do t’i dalë në mbrojtje Kosovës. “Po punojmë në kanalet përkatëse që përfaqësuesi i Parlamentit të Kosovës, t’i drejtohet KE-së. Ende nuk kemi konfirmim se do të lejohemi që të flasim, por ne kemi biseduar me delegacionin e Shqipërisë, kemi biseduar me delegacionet që janë përfaqësuese të përhershme në KE dhe në njërën mënyrë, ose tjetrën, edhe delegacioni i Kosovës do të marrë pjesë në seancë - qoftë si vëzhgues, qoftë si spektator, qoftë si pjesëmarrës aktiv në debat”, thotë Haliti.

Sipas njoftimeve zyrtare në faqen e internetit të Këshillit të Evropës, raporti për trafikimin ilegal të organeve njerëzore në Kosovë do të diskutohet në sesionin dimëror nga 24 deri më 28 janar.

Për këtë çështje thuhet se ndër të tjerë do të flasin presidenti i Serbisë, Boris Tadic, e kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Haliti thotë se shumë nga aktivitetet në Këshillin e Evropës janë bashkërenduar mes Prishtinës dhe Tiranës dhe, sipas tij, delegacioni shqiptar mund të kërkojë mosmiratimin e rezolutës, apo nëse nuk ndodh kjo, atëherë, shtimin e propozimeve në rezolutë.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›