E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK e Haradinajt:Jo në koalicionme PDK e Thacit

PRISHTINE- AAK përjashton mundësinë e një koalicioni të mundshëm qeverisës me PDK-në e Thacit. Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramdani i ka thënë sot BBC-së, së është qëndrim i prerë i AAk-së që të mos shkojë në asnjë qeveri që do ta kishte për kryeministër Hashim Thaçin. “Nuk ka ndodhur asnjë lëvizje në mes të Aleancës dhe Partisë së zotit Thaçi, për sa i përket kësaj çështjeje. AAK-ja ka vazhduar të ketë qëndrimin e njëjtë që e ka ndërtuar për afro tre vjet, qëndrim ky që është ndërtuar mbi vizionin e liderit Haradinaj. Askush nga Aleanca nuk do ta shkelë këtë qëndrim, për shkak se ne e kemi konstatuar bashkarisht, se Kosovës i nevoitet një qeverisje tjetër, një qeverisje krijuese, një qeverisje që e zhvillon vendin, e jo një qeverisje e keqe, sikur ka ndodhur gjatë tre viteve të shkuara” ka deklaruar Ramadani.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›