Rrëfenja nga epoka e artë rumune

Nga filmi "Rrefenja nga koha e arte"
Dy premiera sonte në Millenium, nga më e mira që ka prodhuar kinemaja europiane në pesë vitet e fundit. Në kuadrin e Festivalit të Filmit Europian, shfaqet në orën 18.00 Sonny Boy Maria Peters (Hollandë, 2011), kandidat për Oscar në vitin 2011.
Në orën 20.30, publiku sduhet të humbasë Rrëfenja nga koha e artë Cristian Mungiu (Rumani, 2009), regjisori i ri i vlerësuar me Palmën e Artë 2007 për filmin 4 muaj, 3 javë, 2 ditë.
Kinemaja e Mungiut trajton me realizëm tronditës, nganjëherë edhe nëpërmjet groteskut, Rumaninë gjatë regjimit të Çausheskut dhe përhumbjen e viteve të para të demokracisë.