Digjet banesa, vdes 50-vjeçarja

S. Gashi, femër mbi 50-vjeçe, ka gjetur vdekjen sot në mëngjes si pasojë zjarrit që ka kapluar banesën e saj. Rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, në katin e gjashtë të “Katër Kullat” në Prizren.
Toger Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren, ka deklaruar se, pas shuarjes së zjarrit nga ana e zjarrfikësve, gjatë kontrollit të banesës është gjetur një trup njeriu i djegur.
Sipas hetimeve fillestare thuhet se, S. Gashi, femër mbi 50-vjeçe ka qenë e sëmur mentale.
Hetues policorë, krim-teknika dhe prokurori kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, ku ishin të pranishëm edhe ekspertët për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Ende nuk dihen rrethanat se si është ndezur zjarri, andaj rasti mbetet për tu hetuar në vazhdimësi./Indeksonline/