E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkotuan mësimin për festë

Një numër i vogël i nxënësve është parë sot nëpër shkolla.
Ministria e Arsimit nuk e di sa është numri i këtyre shkollave që nuk kanë mbajtur mësim. Konfuzioni është shkaktuar pasi ka pasur debat nëse do të mbaheshin tri ditë pushim për 100 vjetor të shtetit shqiptar ose vetëm një.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informcion zyrtar se sa shkolla nuk janë duke mbajtur mësim. Njoftimi zyrtar i qeverisë ka qenë se është vetëm një ditë pushimi për të gjitha shkollat”, tha zëdhënësi i ministrit të Arsimit, për Indeksonlin, Arbër Morina.
Por sipas tij, orët e humbura do të zëvendësohen.

“Ministria në takimin e parë me drejtoritë komunale do ta diskutojë këtë punë. Nëse kanë humbur orët mësimore, natyrisht se do të kompensohen”

As komuna e Prishtinës nuk e di sa shkolla ose sa është nxënësi që kanë munguar. Por konfuzionin, zyrtarë të kësaj komune thonë se e ka bërë njoftimi i ministrisë së Arsimit.

“Të gjitha shkollat kanë punuar sot, por njoftimi i dalë dje nga ministria ka ndikuar që në disa shkolla nr i nxënësve të jetë i vogël. Mos komumikimi i drejtë dhe dalja e informacioneve të pa sakta nga kjo ministri ka bërë që numri i nxënësve të jetë sot i ultë” ka thënë zëdhënësi i komunës, Asdren Osaj për Indeksonline.

Rreth dy javë më parë, kur ishte diskutuar për pushimin e ditës së festës në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ishte ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku ajo që propozoi vetëm një ditë pushim. Pasi fitoi propozmi i Çitakut, disa nxënës që e kishin konsideruar vendim të padrejtë, kishin hapur një faqe në rrjetin social në facebook “Bojkoto mësimin me 29 dhe 30 nëntor”.


Ata kërkonin tri ditë pushim për festën e flamurit, njëjtë sikur në Shqipëri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›