Rrëfimet e Rafet Hysit, Pashalimani, nga rusët te kinezët, historia e përballjes me nëndetëset perëndimore
Marinari i nëndetëseve tregon rrugëtimin e gjatë që nga ndërprerja e studime në Rusi. Si e nisi karrierën në vitin 1962 dhe armatimet që kishin mjetet lundruese nënujore
Bisedoi Albert Gjoka
Rafet Hysi ka shumë për të treguar. Marinari, i cili e nisi karrierën krejt rastësisht, me dëshirën e mikut të tij nga Durrësi, për t’u bërë komandant nëndetëseje, ishte nga ata që prishja e marrëdhënieve Shqipëri-Bashkimi Sovjetik i kushtoi shtrenjtë, pasi nuk arriti të përfundonte studimet e larta. Në një intervistë për gazetën “Albania”, ish-drejtuesi i silurëve të nëndetëseve në Pashaliman tregon detaje, të cilat nisin që nga fillimet e para deri në periudhën e kthimit në atdhe dhe eksperiencat me kinezët. Madje flet edhe për përballjet me nëndetëset perëndimore, të cilat, shpeshherë provokonin ushtrinë shqiptare duke lundruar në ujërat territoriale të vendit tonë. Ndonëse sot sheh me dhimbje atë që ka ndodhur në strukturat ushtarake detare, ai ka me se të mburret. “Ne arritëm t’i mbajmë mjetet dhe municionet luftarake detare në gjendje pune për më shumë se 30 vjet, ndonëse ato e kishim humbur afatin e përdorimit të tyre”, - thotë 72-vjeçari, i cili edhe sot ka energjinë dhe rininë e shpirtit për të treguar deri në detaje aventurën e tij djaloshare, e cila sosi pas më shumë se 35 vjetësh. “Kur hyra në radhët e ushtrisë ishte periudha e vetmisë së madhe”, - thotë Rafeti.
Viti 1962, kur nisi punën në Pashaliman, përkoi me largimin e rusëve dhe me ndëshkimin e “grupeve armiqësore”, gjë që e vështirësoi misionin që kishin forcat detare.
Cila është historia e Rafet Hysit para se të shkonte për studime në Bashkimin Sovjetik?
Unë kam lindur në një fshat të vogël të Skraparit, në fshatin Qafë, më 20 qershor të vitit 1938, në një familje të thjeshtë. Si familje është patriote, pasi gjyshi im është varur nga italianët në Luftën e Vlorës në vitin 1920. Edhe babai im ka qenë pjesëmarrës në luftë. Pas vitit 1940 u bë pjesëtar i Luftës Antifashiste në Vlorë.
Shkollën fillore e bëra në fshat deri në vitin 1949. Mësimet i vazhdova në fshatin Vidohovë, pasi atje jetonte vëllai im. Shkolla ishte një orë larg. Më pas im vëlla shkoi në Dardhë të Korçës dhe u transferova atje. Në Bilisht përfundova shkollën 7-vjeçare. Në atë periudhë më thotë vëllai se me kishte dalë e drejta e studimit në Politeknikum. E mbaj mend si sot ditën kur u nisa për në Tiranë. Studiova në Politeknikum (ish-shkolla Harri Fulsit) për katër vjet. Drejtori i shkollës më kishte propozuar që të studioja në degën elektrike, por unë zgjodha mekanikën. Ka pasur 20 klasa në fillim dhe kemi mbaruar në fund të vitit të katërt 200 nxënës. Kam qenë me rezultate të mira. Sapo mbarova shkollën m’u ofruan shumë mundësi.
Si ju erdhi ftesa për të shkuar në Leningrad?
Kjo ka një histori të veçantë. Unë kisha një shok nga Durrësi. Durrsakët e njohin mirë detin. Sapo kishim mbaruar Politeknikumin mua më caktuan në Ministrinë e Ndërtimit, ndërsa shoku im punonte në Durrës. Një ditë u takuam për të pirë një kafe dhe më thotë: “Do të shkojmë të studiojmë në Rusi për shkollën e komandimit të nëndetëseve”. Unë i thashë se nuk e di se çfarë është kjo degë. Ai më përgjigjet: “Do të bëhemi komandantë anijesh”. Së bashku bëmë kërkesën për të studiuar në Rusi. Për fatin e keq të tij, kur bëmë analizat, shoku im doli i paaftë për të shkuar në shkollë ushtarake për shkak të problemeve që kishte në zemër. Unë u ndodha rastësisht në një grup të rinjsh që do të shkonin në Rusi. Para nisjes na mblodhi në takim Dilaver Poçi dhe Ethem Gjinushi. Bëmë dokumentet dhe u përgatitem. Mbaj mend se shkuam në fushën e aviacionit. Atje na priste një aeroplan i vogël 14-vendsh dhe u nisëm në një ditë të bukur korriku të vitit 1957. Fillimisht shkuam në Moskë dhe më pas përfunduam në Riga të Letonisë. Atje ishte shkolla ushtarake e nënujësve. Pasi studiuam diçka më shumë se një vit u mbyll shkolla dhe më pas shkuam në Leningrad. Aty përfunduam sezonin tonë deri në maj të vitit 1961.
Si i kishit marrëdhëniet me studentët edhe me pedagogët rusë?
Kishim marrëdhënie shumë të mira si me shokët, edhe me profesorët rusë. Ndoshta ngaqë ishim nga të parët. Rusët, duke parë edhe gjendjen ekonomike që ishte atje, na thoshin: “Ju jeni ata që do të visheni me florinj!”
A kishin ndonjë nga protagonistët e Luftës së Dytë Botërore nga radhët e ushtrisë ruse që jepte mësim?
Ne kishim komandantin e shkollës, Egipko, që na jepte mësim. Edhe Kllazonov na jepte teorinë e minave detare. Ai ishte shkencëtar. Kishte marrë çmimet e larta “Lenin” dhe “Stalin”. Fati e deshi që ai të na jepte leksione. Kllazonov ishte i moshuar. Një ditë, teksa na shpjegonte në klasë, na thotë: “E shikoni. Jam 75 vjeç dhe kam punuar gjithë jetën në eksperimentimin dhe shfrytëzimin e minave detare dhe sot jam gjallë. Prandaj, nëse zbatoni me rreptësi kërkesat dhe rregulloret, nuk keni për të vdekur kurrë. Por, nëse bëni gabim, jepini llogari vetëm atij që ju ka falur kokën. Edhe ne kemi ngelur gjallë, sot e kësaj dite, sepse kemi zbatuar rregulloren.
Kur e morët vesh se do të ktheheshit në Shqipëri?
Kthimin në Shqipëri e morëm vesh rreth 15 ditë përpara se të largoheshim. Drejtuesit e shkollës na izoluan për të mos rënë në kontakt me masat. Populli nuk e dinte se ç’bëhej në politikë. Por ne gjenim mënyra të ndryshme për të dalë. Madje kam një episod shumë interesant. Dolëm me disa shokë për të shkuar te qendra shëndetësore. Dy shokët tanë deshën të iknin dhe u hodhën nga kati i dytë i ndërtesës dhe ranë mbi disa gra që ishin poshtë. Ato reaguan shumë mirë ndaj këtij gjesti. Na thanë: “Nuk ka asgjë. Studenti kërkon të dalë nga rrethi dhe të shkojë te shoqëria”. Si përfundim, u kthyem të gjithë nga Rusia. Më kujtohet si sot, admirali dërgoi makinën e tij dhe na morën nga shtëpitë ku ishim strehuar. Ne u larguam të gjithë nga Rusia.
Ju i ndërpretë studimet. Edhe sa vjet do të duhej që të mbaronit shkollën?
Kursi ynë studioi tre vjet. Do të duheshin edhe dy vjet të tjerë për të përfunduar ciklin e plotë të studimeve.
Çfarë ndodhi kur erdhët në Shqipëri?
Sapo u kthyen na u bë një pritje e mirë nga kuadrot e Ushtrisë Shqiptare. Na pritën që nga aerodromi dhe më pas zhvilluam një takim, na priti Beqir Balluku. Ai na tha se studimet do t’i përfundonim sepse po përgatitej hapja e shkollës për degën që kishim studiuar në Rusi. Atë verë shkuam për pushime dhe u kthyem në tetor. Në vitin 1962 kam përfunduar shkollën. Po atë vit kam filluar punë në nëndetëse, në bazën e Pashalimanit.
A e keni përjetuar momentin e prishjes me rusët?
Në atë moment kur erdhëm ne rusët ishin larguar. Ne e ndjemë atmosferën që ishte krijuar dhe opinionet për prishjen me rusët.
Po historia e Teme Sejkos në atë periudhë përkon?
Jo. Kjo i përket një periudhe pak më vonë. Por gjyqin që u bë ndaj tij e kam ndjekur. Kam qenë i pranishëm në një seancë. Procesi zhvillohej në një ndërtesë që sot është selia e PS-së. Në atë kohë ne nuk e kuptonim dot se ç’po ndodhte me të ashtuquajturin grupi i çamëve. Unë, Teme Sejkon e gjeta në periudhën kur ishte komandant i Flotës. Me ikjen e tij erdhi Hito Çako dhe më vonë Abdi Madhi, i cili qëndroi edhe disa kohë deri kur doli në pension.
Po më pas çfarë ndodhi?
Ne hymë në jetë duke u përballur direkt me frontin e luftës. Ne nuk kishim bërë praktika detare. Nuk kishim hyrë në atë shkallë që do të duhej për t’i hyrë zanatit. Laboratorët nuk ishin në nivelin e kërkuar. Nga ana taktike nuk ishim njohur. Ne u mësuam gjatë punës, në proces.
Ka pasur një periudhë të vetmisë së madhe që përkoi me largimin e rusëve dhe me “ndëshkimin e armiqve” nga radhët e ushtrisë. Si i mbani mend ato vite?
Siç e thashë, u ndeshëm me kushte të vështira. Së pari, ambienti ishte i panjohur. Kushtet e jetesës në nëndetëse janë të vështira. Njohje shoqërore kishim vetëm me ata që kanë qenë para nesh. Detarët që gjetëm ishin të përgatitur nga ana e shfrytëzimit, por jo nga njohjet teknologjike dhe teorike. Së pari, edhe ajo pak literaturë që ishte në rusisht nuk lexohej nga shqiptarët. Ata ishin prakticienë që ishin të mësuar me veprimet praktike që i përvetësuan nga rusët. Pra, terreni nuk ishte bosh. Kishte njerëz me të cilët mund të konsultoheshe. Unë kam qenë i pari që kam hyrë për të riparuar aparatin e silurit në brigadën e nëndetëses. Askush nuk kishte guximin për t’i hyrë teknikës në atë shkallë. Pati një moment kur po bëhej një stërvitje dhe momenti i shkrehjes gjatë qitjes nuk u realizua. Ka qenë shtatori apo tetori i vitit 1962. Kjo na bëri që t’i hyjmë literaturës për të njohur të gjitha detajet e shërbimeve teknike. Aty filluam ndeshjen e drejtpërdrejtë me vështirësitë. Nuk kishim pajisje për riparime. Gjithçka e bëmë përmes skemës së analogjive me pjesët që ishin me defekt dhe pjesëve që ishin në rregull. Kështu e vumë punën në vijë dhe bëmë qitje thuajse çdo javë me nëndetëset. Na u deshën vite që të merrnim njohuritë e plota. Pas viteve ‘65, kur erdhën kinezët, filluam tamam punën.
Cilët kanë qenë mësuesit tuaj në atë periudhë?
Mësuesit tanë, përsa i përket komandimit të nëndetëseve, kanë qenë: Shyqyri Çota, Beqir Derbi, Aleko Pojani, Petrit Myftiu dhe Skënder Doçi. Me Beqirin dhe Skënder kam shërbyer në një kohë goxha të gjatë. Unë kam qenë komandat i Organit Luftarak Nr. 3. Merresha me armatimin e nëndetëseve. Armatimi ishte i kohës dhe nëndetëset ishin moderne. Ato jetuan për një periudhë të gjatë duke tejkaluar të gjitha afatet e shfrytëzimit.
A ka pasur provokime nga nëndetëset ruse apo perëndimore në atë periudhë?
Ka pasur vetëm nga nëndetëset perëndimore, por nuk e besoj që të ketë pasur ruse pas prishjes së marrëdhënieve me ta. Unë nuk kam prova. Mund të them një detaj në vitin ‘68 apo ‘70, por ka pasur edhe më vonë. Në ujërat tona territoriale hyri një nëndetëse e NATO-s. Ajo u zbulua rastësisht në afërsi të bregut. Ka qenë ora 3 apo 4 e mëngjesit dhe ndodhej 3-4 milje larg bazës së Pashalimanit. Menjëherë u dha sinjali i alarmit dhe dolën në det disa anije, ku kishte dragamina dhe anije metalkërkuese. Nëndetësja e huaj lëvizi drejt Ujit të Ftohtë, pranë qytetit të Vlorës dhe u pozicionua për pak kohë pranë stacionit të pompimit të naftës. Anijet tona luftarake e bombarduan, por më pas ajo u largua, duke kaluar në Mezo-Kanal.
Po raste të tjera a ju kujtohen?
Rreth fillimit të viteve ’80, me sa më kujtohet. Një destrojer i NATO-s hyri në ujërat tona duke shkelur konventat ndërkombëtare. Mbaj mend se ka qenë kohë e keqe atë ditë. Deti ishte 6-7 ballë. Unë isha në Durrës kur u lajmërua futja e saj në ujërat tona. Menjëherë nxorëm 4 silurë në det dhe e shoqëruam anijen derisa ajo u largua në drejtim të Jugosllavisë.
A keni marrë pjesë në misionet e lundrimit? Çfarë misionesh kanë realizuar nëndetëset tona?
Nëndetëset që kanë qenë në bazën e Pashalimanit kanë bërë disa misione si në brigjet e Afrikës Veriore, në Mesdhe, në Veri të Greqisë apo edhe në Itali. Por nuk dua të ndalem në këto pika, pasi tashmë shumica e gjërave janë të ditura nga marinarët që kanë qenë direkt në misione dhe i janë bërë të ditur publikut.
A ju kujtohet ndonjë moment kur keni pasur vështirësi në misionet stërvitore me nëndetëse?
Ka pasur të tillë. Po bënim një stërvitje dhe itinerari ishte nga baza e Pashalimanit në afërsi të kanalit të Korfuzit. Ka qenë viti 1978. Nuk më kujtohet ekzakt. Dallgët ishin të mëdha dhe diapazoni i nëndetëses ishte lavjerrës. Më kujtohet se 80 për qind të marinarëve dhe oficerëve i zuri deti. Edhe unë isha njëri prej tyre. Misioni ishte i vështirë sepse do të lundronim mbi ujë dhe do të ktheheshim me lundrim nën ujë. Për ne që merreshim me këtë punë momenti më i vështirë për drejtimin e nëndetëses ishte futja e saj në ujë dhe dalja jashtë. Kjo kërkonte një qetësi dhe maturi të madhe, pasi mjeti lundrues duhet të pozicionohet në mënyrë të ekuilibruar.
Zoti Hysi, ju keni qenë ekspert për armatimin e nëndetëseve. Çfarë armatimi kishin nëndetëset tona?
Armatimi i nëndetëseve ishte dy llojesh: sulmues dhe mbrojtjes. Ato mund të asgjësonin në det që nga anijet e mëdha dhe deri tek aeroplanmbajtëset. Çdo nëndetëse kishte 10 silurë në gjendje gatishmërie për të goditur kundërshtarin. Armatimi ishte i vitit 1946 e këtej. Në praktikat e ushtrive të vendeve të fuqishme, armatimi ndërrohej me një periodicitet 1-5 vjet, ndërsa ne nuk kishim mundësi në atë kohë që ta rinovonim arsenalin e municioneve, por arritëm ta mirëmbajmë në gjendje efektive. Bënim analiza të detajuara dhe në stërvitjet që kemi bërë rezultonin që ishin në gjendje të mirë teknike. Vetëm pas periudhës kur erdhën kinezët, ne arritëm që të rifreskonim armatimin e nëndetëseve dhe mjeteve të tjera lundruese ushtarake.
Si eci bashkëpunimi me specialistët kinezë?
Kam punuar me specialistë kinezë. Vetëm në grupin tim kisha 7 ekspertë kinezë që kanë qenë shefa repartesh të mëdha me 300-400 ushtarakë. Nëndrejtori i grupit të kinezëve ka qenë me gradë kolone, komandant regjimenti i nëndetëseve.
Po riparimi i tyre ku bëhej? Si realizohej një gjë e tillë?
Riparimi i nëndetëseve ishte i kushtueshëm në atë kohë. Për ta riparuar duheshin 2-3 milionë dollarë. Por ne arritëm që ta bëjmë gjithçka në bazën e Pashalimanit. Të gjitha këto u bënë me ndihmën e kinezëve. Unë kam pasur fatin që të punoj me 7 mjeshtër të kësaj fushe në Pashaliman.
A kishte tentativa nga ekspertët kinezë për të vjedhur teknologjinë ushtarake?
Po, patjetër. Ka pasur disa raste. Mbaj mend që ne kishim marrë nga sovjetikët një pajisje që quhej TAS dhe realizonte përpunimin e të dhënave që i jepeshin për qëllimin me silurë. Ishte prodhim i vitit 1959 në mos gaboj dhe mbeti në kohën që u larguan sovjetikët. Më kujtohet se ekspertët kinezë, sa e panë, e çmontuan dhe bënë disa fotografi. Madje ata kërkuan që ta merrnin me vete në Kinë, por refuzuam nga frika se nuk do të kthehej më në Shqipëri. Po ashtu, kishim edhe stacionet fushore për prodhimin e oksigjenit. Edhe për këto kishte interes të veçantë nga specialistët kinezë.
A kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri nëndetëse kineze? Cilat ishin armatimet që sollën për ushtrinë?
Në ujërat tona nuk ka shkelur asnjë nëndetëse kineze. Kjo lidhet me faktin se rruga ishte shumë e gjatë dhe ishte një mision thuajse i pamundur në atë kohë. Por ata sollën në Shqipëri katera, silurë, mina dhe pajisje të tjera për riparimin e defekteve.
A keni ndonjë detaj të veçantë në atë periudhë?
Po. Mbaj mend një histori. Kinezët kishin sjellë gabimisht pesë mina të sofistikuara bashkë me pajisjet e tjera. Kur i pamë, kërkuam ndihmën e tyre. Por ata i tërhoqën menjëherë, duke u justifikuar me faktin se kjo ngarkesë nuk kishte destinacion për ushtrinë shqiptare. Ato mina ishin me të vërtetë fjala e fundit e armatimit për anijet luftarake.
Pyetja e fundit lidhet me një detaj nga koha e shkollës tuaj. A mbani akoma kontakte me shokët e shkollës në Leningrad?
Jo, fatkeqësisht jo. Në kohën kur isha student kam pasur shumë miq dhe shokë. Kam vizituar familjet e personave që kam jetuar gjatë kohës së studimeve, që nga kolonelë dhe deri tek oficerët. Kishte nga ata që kishin gjendje të mirë ekonomike dhe nga ata që ishim më keq financiarisht sesa ne. Na e thoshin edhe vetë rusët se pas Luftës së Dytë Botërore gjendja ekonomike ishte përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme.
Mbaj mend se vetëm njëri nga kolegët tanë, Berto Beja, i mbajti kontaktet me shokët e shkollës deri në vitin 1965, por kjo i kushtoi shtrenjtë për karrierën sepse, sapo u mor vesh, e përjashtuan nga radhët e ushtrisë. Fatkeqësisht, as sot e kësaj dite, megjithëse ka ndryshuar sistemi, nuk kam më informacion. Megjithatë, ka ushtarakë që sot i kanë rivënë lidhjet me shokët e rinisë.
Në numrin pasardhës do të lexoni:
Rafet Hysi: Kujtimet e mia gjatë viteve të shërbimit në Pashaliman
Marinari i nëndetëseve rrëfen punën e tij më shumë se 35 vjet në nëndetëset e Pashalimanit
Gjendja teknike e mjeteve nënujore dhe armatimet që u përdoren. Historia e marrëdhënieve me kinezët
Si u largua nga ushtria në fillimin e viteve ‘90 dhe reagimi sot, pas vendimit për shkatërrimin e dy nëndetëseve
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
16 Mars 2010