Siguria ushqimore në Shqipëri, vetëm ligji sipas parametrave të BE-së
Konsumatorët shqiptarë rezultojnë më të pambrojturit në të gjithë Europën
Ervin KOÇI
Nga studimet që ekspertët dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit kanë bërë vitet e fundit, del se konsumatori shqiptar është më i pa mbrojturi në të gjithë Europën. Edhe pse siguria ushqimore është shpallur si prioritet nga qeveria dhe ministritë e linjës, përsëri ushqimet që konsumon çdo shqiptar, në mbi 80 për qind të tyre nuk u dihet origjina. Kjo gjë është pranuar dje dhe nga vet ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili ka thënë se grupet e inspektorëve nëpër institucione që kanë për detyrë kontrollin e produkteve të ndryshme, nuk po punojnë si duhet. “Grupet e inspektimit në institucione të ndryshme nuk po bëjnë punë të kënaqshme në mbrojtje të konsumatorit, prandaj për këtë arsye Ministria e Ekonomisë ka vendosur reduktimin e tyre nga 40 në 14 të tilla”,- ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Sipas tij, nuk ka kulturë ankimimi mes administratës dhe konsumatorit. “Që nga koha që unë jam emëruar ministër e deri tani, kam krijuar një hapësirë të nevojshme në internet, pyetje për ministrin. Por gjatë gjithë kësaj kohe, dy ankesa në muaj më vijnë”,- thotë Prifti. Këto deklarata kreu i METE-s i mbajti dje gjatë aktivitetit “Siguria ushqimore në Shqipëri një hap më afër standardeve të BE-së”. Ky aktivitet ishte zhvilluar nën kujdesin e Ambasadores së Zvicrës në Shqipëri. Siguria ushqimore ka ecur më përpara falë “Albinspektit”, trupës së parë së akredituar ndërkombëtarisht që ka të drejtën e inspektimit sipas standardeve të BE-së dhe certifikimit e produkteve organike destinuar për tregun evropian.
Siguria ushqimore
Siguria e produkteve organike shqiptare vlerësohet si një kontribut i madh për përmirësimin e imazhit të vendit në botë dhe rritjen e eksporteve. Mbrojtja e prodhuesit dhe garancia që kërkon konsumatori kanë qenë gjithnjë problematike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Deri më sot, certifikimi i produkteve ushqimore është bërë nga kompani të huaja, gjë që nuk ka inkurajuar zhvillimin e një tregu të brendshëm të certifikimit ushqimor. Drejtori ekzekutiv i “Albinspekt”, Sokol Stafa tha se “’Albinspekt’ është trupa e parë dhe vetme shqiptare qe ka arritur te fitojë akreditimin ndërkombëtar sipas Normës Europiane ‘EN 45011’, nga institucioni prestigjioz gjerman ‘DGA’ (Drejtoria Gjermane e Akreditimit)”. Kjo bën qe certifikimi të jetë njëë mundësi reale për prodhimet vendase. Ata janë mbështetur prej fillimit të aktivitetit nga “SECO” (Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike) dhe “SDC” (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim). Njohja ndërkombëtare e trupës shqiptare “Albinspekt” është parë nga shumë specialistë, si një hap më afër standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore të BE-së. Duke qenë se një dimension i ri i infrastrukturës kontrolluese në vend po zhvillohet, kjo bën që certifikimi të jetë tashme një mundësi reale në shtimin e vlerës së produkteve ushqimore shqiptare. “Albinspekt” është e vetmja trupë shqiptare që ka të drejtën e certifikimit në Shqipëri dhe që operon edhe në Kosovë.
Produktet shqiptare
Prodhimet organike shqiptare që janë certifikuar prej “Albinspekt”, kanë mundësinë që të hyjnë edhe në vendet e BE-së si dhe në Zvicër. “Kjo është një mundësi e mirë për të përmirësuar imazhin e vendit si një vend prodhues i produkteve ushqimore të cilësisë së lartë”- ka deklaruar ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ivana Enzler. Ngritja e infrastrukturës kontrolluese ne parametra cilësor ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe sigurinë ushqimore të prodhimeve të freskëta dhe përpunuara Shqiptare. Zv/Ministri i MBUMK-së, Ndoc Faslia theksoi rolin e Ministrisë për të mbështetur produktet e certifikuara dhe specifikisht prodhimet e certifikuara organike. “Qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve i ka dhënë një vëmendje të veçantë bujqësisë organike. Ajo ka filluar të subvencionojë fermerët nga shuma simbolike deri në shumën prej 500 euro për vitin 2010, për fermat të certifikuara të prodhimit organik”- tha ai.
BOX/////////////////////////////////
Prifti: Ankesat për institucionet, në faqen zyrtare të METE-s
Qytetarët mund të ankohen on-line për shqetësimet e tyre kundrejt institucioneve shtetërore, por dhe kompanive private që ofrojnë produkte dhe shërbime të ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një formulari tip, që do të publikohet në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe shoqatave të tjera civile. Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ministri Dritan Prifti e ka konsideruar këtë praktikë si një formë për të rritur komunikimin mes shtetit dhe qytetarëve, një bashkëveprim që deri tani ka lënë për të dëshiruar. “Dialogu konsumator- shtet lë shumë për të dëshiruar. Ne kemi përgatitur një formular të veçantë i cili do të jetë on-line në ueb-siten e ministrisë sonë dhe në disa ueb-site shoqatash konsumatore në vend, ku konsumatorë të ndryshëm mund të plotësojnë këtë formular standard dhe pastaj ankesa e tyre e problemi që ata trajtojnë shteti apo ministrisë të trajtohet”- theksoi Prifti.
Ministri Prifti ka vlerësuar problematik edhe sistemin e inspektimit. Ndërkohë që reforma parashikon edhe krijimin e një autoriteti që do të kontrollojë punën e këtyre inspektorateve.
16 Mars 2010