E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimet e Saliut! (pj III)

 Poemë me shumë pjesë nga Arben Duka

Në Viçidol un kam lindun,

sot e 70 vjet më parë,

sigurisht që jam i bindur,

se kur linda, nuk kam qarë!

Nuk kam qarë si foshnjat qajnë,

natë mal, natë zgarbonjë,

të gjithë në mendje e mbajnë,

se kam klithur si shqiponjë!

Nuk më lidhën dot në djep,

me shpërgënj e me mbërtheca,

sa erdha në këtë jetë,

u ngrita në këmbë dhe eca!

Gjuhën e kisha mësuar,

në barkun e nënës seme,

që aty isha ushtruar,

kisha zgjidhur mjaft probleme!

Unë kisha lindur i rritur,

zot i bjeshkës i vërtetë,

thoshin njerëzit të mahnitur,

ky sokol do bahet mbret!

Tparën ditë me këmbë eca,

edhe përshëndeta shkabën,

tdytën ditë dola me keca,

nga dora se ndaja krrabën!

Të tretën ditë bëra mbledhje,

sigurisht në atë stan,

me urgjencë kërkova zgjedhje,

u bana kryeçoban!

Në mal puthesha me erën,

mbi ujqit mbaja nishan,

kështu e nisa karrierën,

komandant mbi çdo çoban!

Pjesa e dytë

U rrit Saliu në bjeshkë,

u bë si Muji kreshnik,

në moment ndizej si eshkë,

dhe arinjtë e kishin frikë!

U bë div në ato male,

mbi arinjtë kalëronte,

sbëri shkollë 7-vjeçare,

se nuk kishte çtë mësonte!

Pse nuk vjen i thosh shoqnia,

pse mësusit si je bindun?!

- Se ato që thotë zotnia,

i kam ditun që pa lindun!

Dhe kështu u rrit Saliu,

dhe kreshnik dhe mendje-hollë,

mësusi më spipëtiu,

dhe më se kërkoi në shkollë!

Nami Salës mori dhenë,

smbeti vetëm në veri,

që të gjithë të lumtur qenë,

qe zbuluar një gjeni!

Për Salinë dëgjoi Enveri,

Është gjeni, – të gjithë i thanë

Ndaj dha urdhër Timonieri:

Të vijë urgjent në Tiranë!

Atë ditë Sali Berisha,

i la shëndenë malësisë,

i la pas pyjet me bisha,

u bë djali i Partisë!

I hapi dyert e mira,

kish vënë dorë Perëndia,

me të ngrëna, me të pira,

i kishte nga qeveria!

Veç të ngrëna e të pira,

Dhe mjaft libra që shfletonte,

Skishte të tjera dëshira,

Asgjë tjetër sëndërronte

Shokët shkonin edhe pinin,

Në pije bënin konflikt,

Saliun gjithnjë e linin,

Përmbi libra në konvikt

Kishte sedër malësori,

Qetësisht i rrihte zemra,

Ndaj mundimin kurrë se mori,

Në qytet të gjente femra

Malësor me të vërtetë,

Askujt zemrën nuk ja dha,

Femër tjetër spa në jetë,

Veç gruas që ka në krah

Femnat i kam alergji,
vetëm dija mu më ngop

Kështu thosh shoku Sali,

Ndaj i vunë nofkën peshkop

Po një se harronte kurrë,

Dhe një foto mbante pranë,

Betohej për atë burrë

Që e solli në Tiranë

Në leksione-seminare,

Si Berisha qenë të paktë,

Në moshën njëzet vjeçare,

U bë komunist i flaktë

Fati kurrë si lidhej gogël,

Bëri shok djalin e mbretit

Ndonjë spiunim të vogël,

Bënte në favor të shtetit

Vijon në janar …

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›