Djalli qendron ne detaje
Një skemë e re piramidale ka tronditur ekonominë amerikane. Bernard Madoff, i mirërespektuar në qarqet e investitorëve dhe të politikanëve, rezulton të ketë krijuar një nga skemat më të mëdha piramidale.
Mashtrimi "Madoff" u konsiderua "skemë Ponzi", për shkak të ngjashmërisë në dy elemente thelbësore. Së pari, edhe skema "Madoff", që u krijua rreth 80 vjet pas skemës "Ponzi" (1920), bazohet në pagimin e investitorëve të vjetër nga hyrjet e investitorëve të rinj; dhe së dyti, të dyja këto skema nuk kanë asnjë investim fitimprurës. Kjo e dyta mbetet për t‘u verifikuar gjatë investigimit të plotë të funksionimit të skemës "Madoff".
Analistët iu referuan historisë së skemave piramidale, që është shumë e gjatë dhe me shembuj tronditës. Në referencat krahasuese u përfshi edhe historia e piramidave shqiptare 1995-1997, disa e konsideruan skemën "Madoff", një "deja vu" të eksperiencës shqiptare.
Në analizë, edhe dallimet midis skemave piramidale kanë vlerën e tyre. Në tërësinë e tyre, skemat e mëparshme piramidale kanë funksionuar në bazë të mashtrimit të depozituesve të vegjël, të painformuar dhe të pakualifikuar.
Risia e skemës "Madoff" në historinë e skemave piramidale është pikërisht fakti që ajo funksionoi në vendin me sistemin financiar më të zhvilluar në botë dhe u ndërtua mbi mashtrimin e individëve shumë mirë të arsimuar dhe shumë mirë të informuar, si dhe të disa prej bankave të mëdha.
Ky dallim thekson faktin se historia e përsëritjes së skemave piramidale mbetet përherë e mundshme dhe me risqe në rritje.
Në ekonominë globale, të ndërthurur e të integruar (të mbështetur edhe nga lëvizja e lirë e kapitaleve), patjetër ka mundësi suksesi në rritje dhe njëkohësisht edhe risqe të rritura dështimesh.
Tregjet e reja dhe të rritura, industritë e reja, novacionet e reja financiare dhe normat e larta të fitimit në vitet e bumit ekonomik, bashkë me suksesin krijuan dhe shtratin e ngrohtë të joshjes nga mashtrimet financiare.
Elita me fitime potenciale të konsiderueshme, grupin që Mark Penn do ta konsideronte "elita lehtësisht e influencuar", injoruan domosdoshmërinë e analizave të kujdesshme të mikrotendencave.
Faktorët që lehtësojnë mashtrimin e elitave, themeluesve të skemave piramidale, përfshijnë: vetëjoshjen e elitave nga pushteti i "trashëguar", besimin e tepruar midis vetë pjesëtarëve të elitave, vetëkënaqësinë nga pozicione superiore në shoqëri, si edhe dehjen nga "fitimet e shpejta".
Pas piramidës "Madoff", rreziku dhe shqetësimi po rriten edhe për faktin se skemat piramidale tani përfshijnë jo vetëm njerëzit e painformuar dhe jo mirë të arsimuar, por edhe pjesë të elitave të vendeve të tyre.
Disa këshilla të bazuara në historinë e skemave piramidale, disa leksione se si të mësosh nga pësimet, përfshijnë në vetvete disa rregulla të thjeshta, të cilat pikërisht sepse duken të thjeshta, nënvlerësohen në mënyrë të përsëritur përballë çdo mundësie joshëse për fitime të larta e të shpejta, që në fakt jo vonë rezultojnë mundësi të sigurta mashtrimi.
Këto këshilla përfshijnë rregulla si: të mos besohet në aftësi të mbinatyrshme të individëve që prezantojnë fitime të larta; të mos besohet në fitime që janë shumë më të larta se fitimet optimale të tregut; të mos besohet se pas një formule "magjike fitimi" qëndron një marrëveshje sekrete që këta individë kanë me qeverinë apo njerëz të pushtetshëm; të bëhet kujdes kur nuk ka transparencë; t‘u kushtohet vëmendje detajeve ku "bazohen" këto fitime të mëdha.
Ekspertët e investimeve këshillojnë: mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë; mos i vendosni të gjitha kursimet dhe investimet tuaj në fonde investimi me norma fitimi shumë mbi nivelet e tregut.
Historia e skemave piramidale do të vazhdojë. Çdonjëra prej tyre është një mësim i dhimbshëm, ku të gjithë kanë për të mësuar nga dështimi i tyre.
Investitorët, të mirinformuar dhe të mirarsimuar do të duhet të kujtojnë skemën "Madoff" sa herë do të kenë sërish propozime për fitime joshëse edhe nga elitarë të "mirënjohur". Djalli do të vazhdojë të qëndrojë në detaje, ndërsa detajet do të tentojnë vazhdimisht të bëhen edhe më të sofistikuara.