E Diel, 1 Nëntor 2026

Koldashi Kur u vra Iliri ne vendngjarje ishte Indrit Dokle

Banda e Durresit/ Prokuroret heqin dore nga deshmitaret e tjere pritet pyetja e 15 te pandehurve

Prokuroria e Krimeve te Renda hoqi dore dje nga deshmitaret e mbetur ne listen e propozuar prej tyre. Ne seancen e radhes te henen e ardhshme pritet te niset me pyetjen e 15 te pandehurve fillimisht te dy krereve Lulezim Berisha dhe Indrit Dokle. Nderkohe qe ne seancen e djeshme vellai i njerit prej viktimave te ekzekutuar prej fraksionit te Bandes se Durresit te drejtuar nga Indrit Dokle ka identifikuar kete te fundit si nje nder personat qe ka pare diten e ngjarjes ne vendin ku u vra Ilir Koldashi. Gjithashtu sipas deklarimeve te tij ne sallen e gjyqit ne vendngjarje ishin edhe i penduari Coli dhe i pandehuri Buna. Gjate deklarimeve te dhena perpara trupit gjykues te kryesuar nga Gurali Brahimllari Petrit Koldashi sqaroi se vrasjen e te vellait te tij e ka mesuar nga nje tjeter person dhe se ne ate moment nuk ka qene vete i pranishem. Nepermjet ketij personi ai ishte informuar se qene konfliktuar disa persona tek dera e pub-it. Deshmitari ka bere me dije se ishte informuar se ne momentin e ngjarjes kishte qene prezent edhe Endrit Dokle Kujtim Buna si dhe Adriatik Coli. Me tej ne deshmine e tij Koldashi shpjegoi se nuk kishte mesuar nga asnje person se kush kishte qelluar ne drejtim te vellait te tij. Nisur nga deshmia e dhene dje mesohet se pas ngjarjes deshmitari ishte takuar me Isuf Bunen vellain e Kujtim Bunes. Isuf Buna me tha qe Endrit Dokle dhe Kujtim Buna nuk kane bere gje kije parasysh. Gjate seances se djeshme kane dhene deklarime edhe deshmitaret Shpresa Arapi dhe Anita Ziguri. Arapi mesohet te kishte punuar ne nje fast-food si dhe deklaroi se nuk mbante mend qe ne dyqanin e saj te kishin ardhur shtetas kosovare. Dhe ne perfundim te ketyre deshmive dy prokuroret e ceshtjes ka vendosur te heqin dore nga te gjithe deshmitaret e tjere te perfshire ne listen e saj dhe qe ende nuk u kishte ardhur radha per te deshmuar. Tashme dy prokuroret e ceshtjes pritet qe te marrin ne pyetje 15 te pandehurit ne kete proces dhe mendohet qe te niset me pyetjen e Lulezim Berishes. Te pandehur ne kete proces jane 16 persona te cilet akuzohen per nje sere veprash te renda penale mes tyre disa vrasje te ndodhura pas vitit 1997 kryesisht ne qytetin e Durresit. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda banda e ka zanafillen e saj ne vitin 1997 ne krye te se ciles qendronte i pandehuri Lulezim Berisha. Me pas banda do te ndahej ne dy grupe qe u kthyen edhe ne rivalitet midis Berishes dhe Klodian Saliut ky i fundit i ekzekutuar. Sipas prokurorise ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra penale si Vrasje me paramendim Organizata kriminale etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›